Uncategorized

Prifti italian vjedh 100 000 € nga fondet e kishës për droga dhe festa homoseksuale (fotot)

Autori: Gazeta inFokus 10:51 | 24 September 2021

Një prift karizmatik italian është arrestuar sot për vjedhjen e më shumë se 100 000 euro të fondeve të Kishës për të paguar për droga dhe festa homoseksualësh në shtëpinë e tij.

Padre Francesco Spagnesi, 40 vjeç nga Prato pranë Firences, është vendosur në arrest shtëpie, i dyshuar për vjedhjen.

Policia është tashmë duke marrë në pyetje qindra njerëz që besohet se kanë marrë pjesë në orgjitë e tij të ngarkuara me droga, në dy vitet e fundit.

-Advertisement-

Festat e tij përfshinin zakonisht priftin, bashkëjetuesin e tij shpërndarës drogash, si dhe një tjetër person që kishin njohur në rrjetet homoseksuale online, thanë detektivët.

Por në raste të veçanta festat e përjavshme të seksit përfshin grupe shumë më të mëdha, prej deri 20 apo 30 pjesëmarrësish.

Hetimet mbi Spagnesi nisën pas zbulimit se shoku i tij i banesës kishte sjellë nga Holanda një litër substance GHB, e njohur ndryshe si droga e përdhunimit, e cila përdoret për t’u hedhur në pije e për të bërë fizikisht të paafta viktimat e sulmeve seksuale.

Kontrollet e policisë zbuluan se droga po përshtatej për tymosur në llullë.

Gjithashtu muajt e fundit u zbulua se rreth 100 000 euro ishin tërhequr nga bankat e kishës, të cilat policia dyshon se u përdorën nga Spagnesi për të blerë droga.

The Times, raporton se prifti ishte një mbledhës i suksesshëm donacionesh nga besimtarët e pasur. Ai fillimisht pretendonte se paratë që mungonin kishin shkuar për famljet në nevojë por më vonë pranoi se vuante nga varësia prej drogave.

Mediat vendase thonë se kisha ka nisur veprim ligjor për rimarrjen e fondeve të humbura pas arrestit të Spagnesi.

Prifti ishte pranuar në detyrë në 2007 dhe ngritur në përgjegjesi në 2009.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera