Auto&Tech

Prezantohet Wi-Fi 6, ja çfarë ofron

Autori: Gazeta inFokus 16:27 | 18 September 2019

Aleanca Wi-Fi ka njoftuar se programi Wi-Fi Certified 6 tashti është i disponueshëm për pajisjet bazuar në IEEE 802.11ax.

Njoftimi i Aleancës… jep një pasqyrë më të mirë se çfarë mund të presin përdoruesit nga mbështetja Wi-Fi 6.

“Wi-Fi Certified 6 mbështet një gamë më të gjerë pajisjesh dhe aplikimesh, nga ato që kërkojnë performancën më të fortë në mjediset e kërkuara të biznesit deri tek ato që kërkojnë fuqi të ulët dhe skenarët e IoT. Wi-Fi Certified 6 jep afro katër herë kapacitetin që ka Wi-Fi 5 dhe është një përparim evolucionar për aftësinë e Wi-Fi për të ofruar infrastrukturë me performancë të lartë dhe lidhje të optimizuar për të gjitha pajisjet njëkohësisht – kjo lejon përmirësime të konsiderueshme në mjediset e lidhura Wi-Fi “, thuhet në deklaratë.

-Advertisement-

Wi-Fi 6 pritet të ofrojë mbështetje për rrjetet celulare, si edhe të ofrojë një numër shërbimesh të përparuara 5G, transmeton KosovaPress.

Kur bëhet fjalë për sigurinë, Aleanca Wi-Fi njofton se certifikimi për Wi-Fi 6 kërkon gjeneratën e fundit të sigurisë Wi-Fi – WPA3. Për përdoruesit individualë, kjo do të thotë të përdorni një version WPA3 të quajtur WPA3-Personal.

Përveç përmirësimit të sigurisë, Wi-Fi 6 do të ofrojë një gamë më të gjerë, si dhe konsum të zvogëluar të baterisë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera