Lajme

Prezantohet raporti për zbatimin e MSA-së dhe ERA-s në fushën e Arsimit

Autori: Gazeta inFokus 07:07 | 02 August 2019

Organizata për Demokraci, Anti-korrupsion dhe Dinjitet, ÇOHU!, organizon konferencë në të cilën do të publikohet raporti monitorues “Reforma në fushën e Arsimit dhe Aftësimit Profesional –Zbatimi i Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit (MSA) dhe Agjendës për Reforma Evropiane (ERA) për vitin 2018”.

Në konferencë do të prezantohen gjetjet e hulumtimit të cilat tregojnë për shkallën e zbatimit të MSA-së dhe ERA-s si dhe ndikimin e masave të iniciuara në Institucionet e Arsimit dhe Aftësimit Profesional (IAAP).

Përveç monitorimit të zbatimit të masave të planifikuara hulumtimi paraqet edhe sfidat e përgjithshme të Institucioneve të Arsimit dhe Aftësimit Profesional, si cilësia, financimi, mungesa e pajisjeve, pamundësia e ofrimit të punës praktike për nxënësit si dhe mungesa e bashkëpunimit me tregun e punës.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine
-Advertisement-

Të tjera