Lajme

Prezantohet në emër të një agjencie turistike, mashtrohen keq dy qytetarë

Autori: Gazeta inFokus 09:47 | 17 Nëntor 2017

Policia e Kosovës ka arrestuar një person ai në emër të një agjencie turistike ka mashtruar dy persona duke iu marrë një shumë të parave, për t’iu rezervuar bileta të udhëtimit.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti i ka mashtruar dy viktima meshkuj K/Shqiptarë duke ua marrë një shumë të parave, në emër të agjencisë turistike, për t’iu rezervuar bileta të udhëtimit. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje” thuhet në njoftimin e policisë.

-Advertisement-

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy