Kuzhina

Prezantohet ‘Burrneshat’, ekspozita e artisteve nga Kosova dhe Britania

Autori: Gazeta inFokus 09:15 | 25 January 2019

British Council dhe Galeria Kombëtare e Kosovës prezantojnë ekspozitën e artit të artisteve gra nga Kosova dhe Britania e Madhe

E titulluar ‘Burrneshat’, ekspozita mbahet në Galerinë Kombëtare nga 25 janari deri më 24 shkurt.

Inspirimi për përmbajtje është nxjerrë nga koncepti i fjalës ‘Burrneshat’ dhe përshtatja me temën e përgjithshme të projektit të British Council ‘Perceptime’.

-Advertisement-

Ekspozita i përkushtohet lavdërimit të arritjeve të grave në art dhe kulturë dhe shërben si ndërmjetësim i bisedës për pozitën e grave në shoqërinë moderne përmes artit të tyre, njofton Galeria e Kombëtare e Kosovës.

“Për këtë arsye, përveç ekspozitës që do të zgjasë një muaj, do të ketë edhe organizime tjera plotësuese si diskutime në panel, punëtori, vizita të udhëhequra, dhe aktivitete tjera interaktive”, thuhet në njoftim.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera