Lajme

Prezantohen të dhëna në lidhje me shpenzimet e partive gjatë fushatës

Autori: Gazeta inFokus 08:42 | 05 June 2017

Demokraci Plus dhe Çohu organizojnë konferencën për media në të cilën do të prezantohen të dhëna në lidhje me shpenzimet e partive politike gjatë fushatës zgjedhore. Konferenca do të mbahet sot  duke filluar nga ora 10:00.

Demokracia Plus (D+) dhe Çohu! do të monitorojnë shpenzimet e partive politike për fushatën zgjedhore 31 maj – 9 qershor.

Qëllimi i këtij monitorimi është identifikimi i shpenzimeve dhe burimeve të donacioneve të cilat partitë politike i marrin nga kompani private dhe individë në formë të parave të gatshme apo shërbime në natyrë.

-Advertisement-

Partitë politike obligohen me ligj t’i deklarojnë të gjitha këto donacione, por ky detyrim ligjor nuk respektohet në tërësi në shumë raste.

Përveç donacioneve, partitë politike e financojnë fushatën e tyre zgjedhore përmes fondit për demokratizim, të cilin e ndanë Kuvendi i Kosovës në shumën prej 4.2 milionë euro në vit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Artmotion vjen me Super Zbritje – Mos e humb!
-Advertisement-

Të tjera