Prezantohen pesë video ku shihet grupi terrorist duke kryer stërvitje në pronën e Radoiçiqit para sulmit të 24 shtatorit
Autori: Gazeta inFokus
16:27 | 01 Tetor 2023
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha së bashku me ministrin e Brendshëm, Xhelal Sveçla kanë prezantuar prova të reja të grupit terrorist që kreu sulmin më 24 shtator në Banjskë të Zveçanit.
Hoxha ka prezantuar 5 video të cilat janë nxjerrë nga dronët që ka konfiskuar PK-ja ditë më parë, e ku shihen grupi terrorist duke kryer ushtrime në pronën e Milan Radoiçit.
Më poshtë ua sjellim shpjegimin e plotë të drejtorit të PK-së, Gazmend Hoxha lidhur me videot e prezantuara:
Video numër 1: janë incizimet e datës 26 gusht ku paraqiten imazhe nga Kopaniku ku shihen resortet e hotel “Grey” që është pronë e Milan Radoiçiqit.
Këto pamje janë nxjerri nga dronët që policia i ka sekuestruar pas ballafaqimit dhe ikjes së grupit terrorist nga Banjska.
Video numër 2: incizimet i përkasin datës së 2 shtator po ashtu janë pamje në Kopanik afër hapësirave të pronës së Milan Radoiçiqit. Këto imazhe paraqesin testimet e veshjeve të cilat janë me qëllim të mbulimit të temperaturës së trupit respektivisht kamerave termike që posedojnë dronët. Tentativë për të përdorur pajisje të veçantë që mund të mbulojnë snajperistët.
Video numër 3: janë pamjet e datës 20 shtator, dhe këto janë ushtrimet taktike operative për sulme. Këta ndahen në disa grupe në drejtime të ndryshme, janë të pajisur me armë të gjata, dhe pajisje ushtarake dhe mjete motorike të blinduara sipas pamjeve shihet që grupi ka simuluar sulmin dhe plagosjen e anëtareve të grupit terrorist, shkruan Telegrafi.
Në pamje shihet se grupi terrorist ka pasur në përdorim dy automjete të blinduara të cilat janë në posedim të forcave ushtarake të Serbisë. Këto blinda janë konfiskuar nga Policia e Kosovës.
Në këto pamje ka edhe të shtëna me armë të gjata, të cilat gjithashtu janë konfiskuar.
Video numër 4: Në këtë video e cila është po ashtu e datës 20 shtator, paraqiten pamje ku grupi ka has në rezistencë dhe po sulmohet dhe ku simulohet mbështetja me mjete të blinduara.
Nga dronët, ekspertët tanë kanë arritur të nxjerrin edhe datat dhe lokacionet ku janë kryer ushtrimet.
Video numër 5: Në këto pamje po ashtu të datës 20 shtator janë vazhdim i pamjeve paraprake ku vërehen se automjetet e blinduara ka ndaluar, vërehet se ka luftime mes grupeve të stimuluara. Si pjesë e këtij ushtrimi ushtarak vërehen edhe automjetet e blinduara dhe dyshohet se njëri nga automjetet e konfiskuara nga Policia e Kosovës është përdorur në këtë ushtrim.
“Elemente tjera që ndërlidhin sektorin e sigurisë së Serbisë, forcave të sigurisë së Serbisë me këtë grup terrorist janë edhe armatimet e sekuestruara nga Policia e Kosovës”, tha Hoxha.

T� tjera
-
Nenad Rashiq: Nuk pres që Lista Studentore të ndryshojë publikisht qëndrimin për Kosovën
Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, pret q...
-
Zbardhet deklarata e Arlinda Zekajt në polici: Shteti ka pasur për obligim t’i largojë uzurpatorët nga shtëpia ime
Viktima Arlinda Zekaj mbrëmjen e së dielës së 25 tetorit, kishte denoncuar ba...
-
A e pa djali i Arlinda Zekajt ngjarjen? – flasin nga Prokuroria e Pejës
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi, gjatë një konfere...
-
“QIKA” realizon aksion para Qeverisë, shkallët lyhen me ngjyrë të “gjakut”
Organizata “QIKA” ka realizuar një aksion simbolik para ndërtesës së Qeverisë...
-
Avokatja e Arlinda Zekajt: Prokurorja i tha “kuptona, shko te baba”
Avokatja e Arlinda Zekajt, Adelina Hoxha, ka kritikuar ashpër Policinë dhe Pr...
-
Avokatja e Arlindës: Kishte vetëm një kërkesë, bashkimin me djalin – qëndroi në shtëpi pavarësisht rrezikut
Adelina Hoxha, avokatja e Arlinda Zekajt në emisionin “Kosova Today” ka folur...
-
Grupi i Grave Deputete reagon për vrasjen e Arlinda Zekajt: Të hetohet çdo përgjegjësi institucionale për neglizhencë apo mosveprim
Grupi i Grave Deputete ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke...
-
SKANDAL: Kadetët njoftohen se mund t’u dështojë ceremonia e diplomimit sepse shteti nuk ka uniforma për ta
Mungesa e uniformave vazhdon të jetë problem për institucionet e sigurisë në ...
-
Shpallet në kërkim i dyshuari për vras*jen e kunatës në Pejë
Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Albert Sylajn, i dyshuar për vrasjen ...
-
Ministria e Drejtësisë e kishte caktuar në pozitë të rëndësishme prokuroren – ndaj së cilës gruaja që u vra në Pejë kërkoi të mirren masa
Më 20 prill 2026, Qeveria Kurti kishte miratuar propozim-vendimin e Ministris...
-
Kushërira e Arlinda Zekajt: Ajo e kishte lajmëruar rastin, por nuk pati përkrahje nga institucionet
Vajza e axhës së Arlinda Zekajt, e cila u vra në Vitomiricë të Pejës, ka dekl...
-
Ligji për Specialen kthehet në Kuvend, Nagavci tregon nëse VV-ja do ta mbështesë PDK-në
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Arbërie Nagavci, k...






























