Auto&Tech

Prezantohen modelet e reja Huawei P20 dhe P20 Pro

Autori: Gazeta inFokus 17:18 | 27 Mars 2018

Kompania Huawei në ngjarjen speciale në Paris prezantoi telefonat më të ri premium – P20 i P20 Pro.

Richard Ju, shefi i kompanisë Huawei, prezantoi modelet e reja për të cilat tha se karakterizohen nga funksionet e inteligjencës artificiale për fotografim profesional, shkruan Infokusi.

Huawei P20 ka ekran 5.8 inç, derisa modeli P20 Pro ka ekran 6.1 inç.

-Advertisement-

Telefonat janë në tërësi të krijuar nga xhami dhe kanë procesor Kirin 970, 4GB përkatësisht 6GB RAM. Bateritë e dy telefonave kanë kapacitet 3400mAh për P20 dhe 4000mAh për modelin P20 Pro. Huawei P20 ka dy kamera të pasme 12MP RGB + 20MP, ndërsa Huawei P20 Pro posedon tri kamera 40MP plus 20MP plus 8MP.

Sistemi i operimit është Android 8.1. Çmimi evropian i modelit P20 Pro kushton 899 euro dhe do të dalë në treg nga data 6 prill, derisa P20 kushton 649 euro dhe do të jetë i qasshëm nga dita e sotme. /INFOKUSI.COM/

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy