Prezantohen artistët pjesëmarrës nga Kosova në Bienalen e Mesdheut (FOTO)
Autori: Gazeta inFokus 11:51 | 27 April 2017
BJCEM do të mbahet në Tiranë dhe Durrës në datat 4 deri më 9 maj.
Alban Fejza, Leart Rama, Jetullah Sylejmani, Oborri dhe Yll Xhaferi, janë artistët nga Kosova pjesëmarrës në Bienalen e Artistëve të Rinj të Mesdheut-BJCEM. Pikërisht për këtë pjesëmarrje nën përkujdesjen e Galerisë Kombëtare të Kosovës, u organizua një konferencë për medie, me ç’rast u prezantuan artistët pjesëmarrës si dhe një pjesë e punës së tyre, e poashtu të pranishëm ishin edhe kuratorët nga Kosova si Alban Nimani në pjesën e muzikës dhe Eroll Bilibani në pjesën e filmit, shkruan KultPlus.
“E kemi parë të arsyeshme që ju t’i takoni artistët që do të jenë pjesëmarrës e poashtu të shihni një paraprakisht një pjesë të veprave të tyre. Sivjet kemi nderin t’i kemi dy kuratorë të cilët në një mënyrë e përfaqësojnë Kosovën, mirëpo janë kuratorë të bienales mesdhetare, sepse bienalja në Durrës ka nivel regjional. Kosova sivjet do të marrë pjesë me katër disiplina dhe ato janë, filmi, muzika, arti vizual dhe arti aplikativ”, tha fillimisht drejtoresha e Galerisë Kombëtare të Kosovës Arta Agani.
Para të pranishmëve foli edhe kuratori i disiplinës së filmit Eroll Bilibani, i cili tha se ishin shumë të lumtur për partneritetin që e Galeria Kombëtare e Kosovës bëri me asociacionin për përfaqësimin e artistëve të Kosovës në Bienalen e Mesdheut. “Bienalja si e paralajmëroj Arta fillon më 4 maj në Tiranë dhe Durrës. Programi në të cilin kemi punuar ka pasur aplikacione nga të gjitha shtete të cilat vijnë nga regjioni i Mesdheut, e në anën tjetër ishin të lumtur për partneritetin që Galeria e bëri me asociacionin për përfaqësimin e artistëve të Kosovës në Bienalen e Mesdhet. Sonte do të keni rastin të shihni filmin e shkurtër të Leart Ramës. Learti është një artist i ri nga Kosova, dhe filmi i tij është përzgjedh nga një numër i aplikacioneve që kemi pranuar. Do të jenë 13 filma nga programi zyrtar i bienales dhe do ti kemi 20 filma si përzgjedhje speciale”, tha Bilibani.
Ndërkaq kuratori i disiplinës së muzikës Alban Nimani, tregoi për eksperiencën e tij në vitin 2005 ku ai kishte rastin të jetë pjesë e Bienales së Mesdheut. Ai tha se kjo ngjarje është mundësi shumë e mirë për takime dhe shkëmbim kulturash me artistë ndërkombëtar. “Unë për herë të parë në Bienalen e Mediteranit kam marrë pjesë si artis i ri në 2005-në. Ka qenë një eksperiencë shumë e mirë dhe është një lloj katapulte që të njihesh me artistë ndërkombëtarë dhe ta promovosh muzikën. Tash jam i lumtur që kam rastin të jem si Kurator, përzgjedhës i artistëve dhe për mua është mjaft me rëndësi që kësaj radhe Kosova po prezantohet me disa artistë të ri por shumë të talentuar dhe mendoj që është një potencial shumë i mirë i Kosovës që po vjen”, pohoi Nimani.Pas këtyre fjalimeve, i erdhi radha shfaqjes së filmit ‘HU’, të regjisorit Leart Rama. Një film i metrazhit të shkurtër me një temë mjaft interesante ku tregonte për Dervishët dhe ritualet e tyre. Pas prezantimit të filmit u erdhi radha disa këngëve nga Oborri, poashtu pjesëmarrës në BJCEM.
BJCEM do të mbahet në Tiranë dhe Durrës në datat 4 deri më 9 maj./KultPlus.com
Të tjera
-
Biden ua fal dënimin me vdẹkje 37 të burgosurve
Presidenti i ShBA-së, Joe Biden të hënën ua zbuti dënimet 37 nga 40 të burgos...
-
Reshjet e dendura të borës, Ministria e Infrastrukturës: Të gjitha rrugët janë të kalueshme
Që në orët e para të mëngjesit gati të gjitha komunat e Kosovës janë mbuluar ...
-
Haxhiu: Deri tash janë ngritur 67 aktakuza për krime lufte ndaj 174 personave
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka treguar se aktualisht në bazë të ...
-
Maqedonci e nderon ambasadorin Hovenier, me medaljen për shërbim të shquar
Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci ka pritur në takim lamtumirës ambasadorin...
-
Pushteti kërkon që intervistimi i Kurtit nga Specialja të bëhet sipas propozimeve të tyre, Haxhiu: Nuk ka asnjë arsye që prokurorët të refuzojnë
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka deklaruar të hënën se nëse Prokur...
-
KQZ merr vendim: Nuk certifikohet Lista Serbe
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) nuk e ka certifikuar Listën Serbe. Sh...
-
Alban Rraci mbledh mbështetësit e LDK-së në Klinë: Bashkë për ndryshim dhe fitore me 9 shkurt
Kryetari i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Klinë, Alban Rraci dhe ...
-
Lajçak e bën bilancin: Kam shpresuar për më shumë progres në dialog, por mesazhi për Kosovën e Serbinë është i qartë
I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak k...
-
Vuçiq për protestën masive kundër tij: U mbajt një tubim jashtëzakonisht i madh në Beograd
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, këtë herë ka pranuar se në Beograd është m...
-
Pritjet për të hyrë në Kosovë deri në 40 minuta
Pritjet për të hyrë në Kosova nga pika kufitare e Muçibabës po vijojnë deri n...
-
Deklarohen të pafajshëm 22 të akuzuarit për mashtrim me “Call Center”
Në seancën fillestare të hënën në Gjykatën Themelore në Prishtinë janë deklar...
-
Gjendet pa shenja jete një 61-vjeçar në Pogradec
Një person i moshës 61-vjeçare është gjetur pa shenja jete në banesën e tij, ...