Lajme

Preu pa leje drunjtë në Janjevë, dënohet me tre muaj dënim me kusht një person

Autori: Gazeta inFokus 13:37 | 14 December 2021

Gjykata Themelore në Prishtinë, dega në Lipjan, të marten e ka dënuar me tre muaj burgim me kusht të akuzuarin K.A, i cili sipas aktakuzës kishte prerë drunjë pa leje.

Sipas aktgjykimi të shpallur nga gjykatësi Avdirrahman Gashi, dënimi ndaj të akuzuarit, nuk do të ekzekutohen nëse i njëjti në afat prej një viti nuk kryen vepër tjetër penale, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Në të kundërtën sipas gjykatësit Gashi, dhe konform nenit 46 paragrafi 3 të KPRK-së, dënimi me kusht do të revokohet , ku do t’i llogaritet  shuma prej 20 euro një ditë burgimi.

-Advertisement-

Po ashtu, i pandehuri detyrohet që të dëmtuarës Komunës së Lipjanit- Drejtorisë për Bujqësi dhe Pylltari t’ia kompensoj dëmin material në shumën prej 281 euro në afat prej 15 ditëve nga dita e dorëzimit të këtij aktgjykimi.

Si dhe, detyrohet i pandehuri që në emër të paushallit gjyqësor të paguaj shumën prej prej 20 euro dhe 30 euro për kompensimin e viktimave të krimit.

Ndryshe, ai kishte pranuar fajësinë më 13 dhjetor të këtij viti.

Ndryshe, Prokuroria Themelore në Prishtinë më 23 korrik 2021, kishte ngritur aktakuzë K.A të cilin e ngarkonte me veprën penale “Vjedhja e pyllit” nga neni 349 paragrafi 1 të KPRK-së.

Sipas aktakuzës, i pandehuri më 25 prill 2021, rreth orës 15:00, në vendin e quajtur Torino në rajonin Ekonomik Pyjor të Janjevës KK Lipjan, me qëllim të vjedhjës ka prerë dru të llojit qarr të gjatësisë deri në 4 metra, me diameter mesatar në lartësi prej 12-10 cm, me vëllim të përgjithshëm prej 2.20m3 , me çka të dëmtuarës Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural-Sektori i Pylltarisë të Komunës së së Gllogocit i ka shkaktuar dëm në vlerë afro 300 euro.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Presidenti i UNI z. Alejtin Berisha, folës mbi temën “Women’s Role in Artificial Intelligence Development” në DOKUTECH, edicioni i 11-të
-Advertisement-

Të tjera