Lajme

Pretendimet për keqpërdorim të parasë publike në Komunën e Pejës, Prokuroria nis hetimet

Autori: Gazeta inFokus 17:14 | 29 April 2021

Prokuroria Themelore e Pejës ka nisur hetimetpas pretendimeve për keqpërdorim të parasë publike nga Komuna e Pejës.

Lajmin për Express e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi.

“Për ketë rast, Prokurori i Shtetit me vetiniciativë ka autorizuar Policinë e Kosovës për grumbullimin e informatave lidhur me pretendimet se ka pasur keqpërdorim të parasë publike nga Komuna e Pejës.  Pas grumbullimit të informatave nga njësitet përkatëse policore, Prokurori i shtetit do vlerësojë se për rastin konkret, a ka elemente të ndonjë vepre penale”, ka deklaruar Nikçi.

-Advertisement-

Dega e Lëvizjes Vetëvendosje në Pejë, para pak ditësh ka akuzuar Komunën e Pejës se po keqpërdor paranë publike.

Për këtë, VV ka publikuar disa dokumente me të cilat pretendon se kryetari Gazmend Muhaxheri po iu jep tenderë personave të cilët kanë lidhje familjare me zyrtarë të Komunës së Pejës.

Por, këto pretendime të VV’së i ka hedhur poshtë kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, i cili ka shkruar në Facebook se të gjitha kontratat e nënshkruara janë të publikuara në faqen zyrtare dhe se nuk ka asgjë të fshehtë.

Muhaxheri thotë se pretendimet e VV’së se vëllai i drejtoreshës për Mirëqenie Sociale në Komunën e Pejës është drejtor i kompanisë që e ka marrë tenderin, nuk janë të vërteta.

“Personi në fjalë, z. Kreshnik Muriqi është pronar i kompanisë “BK Construction SHPK”, i cili ka ofertuar me ofertën e tij: 216,089.00€, kurse vlera e parashikuar ka qenë: 307,769.10€ – do të thotë: 91,680.00€ më lirë. Mbikëqyrjen e këtij projekti e ka nëpunësi zyrtar i Komunës së Pejës, z. Dardan Muhaxheri. Kurse, z. Besnik Muriqi në këtë kompani është vetëm punëtor, kurse pronari nuk është vëllai i Drejtoreshës për Mirëqenie Sociale, znj. Suzana Muriqi”, ka shkruar Muhaxheri në Facebook.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera