Lajme

Pretendenti për kandidat për kryetar të Beogradit e uron Përparim Ramën

Autori: Gazeta inFokus 12:47 | 15 November 2021

Dobrica Veselinović, i cili pretendon të jetë kandidat për kryetar të Beogradit nga iniciativa “Mos e lejoni Beogradin të fundoset ka uruar fituesin e zgjedhjeve të raundit të dytë në Prishtinë, Përparim Ramën.

Këtë urim ai e bëri përmes një postimi në Twitter duke thënë se ka shpresa që Rama do të bëjë Prishtinën të qëndrueshme, të gjelbër e qytet të solidaritetit, përcjell Gazeta Infokus.

“Urime @perparim_rama për rezultatin e shkëlqyer në zgjedhje! Shpresoj se ju do ta bëni Prishtinën të qëndrueshme, të gjelbër, të drejtë dhe qytet të solidaritetit”, shkruan Veselinović.

Zgjedhjet lokalë në Serbi pritet të mbahen në prill të vitit 2022./Gazeta Infokus/

Të tjera