Rozë

Pret me padurim rikthimin në fushë, “yllit” të City-t i grabitin shtëpinë

Autori: Gazeta inFokus 10:49 | 19 December 2023

Kevin de Bruyne ishte risia kryesore në seancën stërvitore të Man. City-t këtë të hënë, në Arabinë Saudite, një ditë para ndeshjes gjysmëfinale të Kupës së Botës për Klube me Urawa Reds.

Mesfushori nuk ka luajtur që nga gushti. Manchester City u stërvit në Arabinë Saudite përpara debutimit në Kupën e Botës për Klube, të planifikuar për të martën, kundër skuadrës japoneze Uraëa Reds. Haaland nuk ishte i pranishëm.

Në fakt, De Bruyne mori një lajm shqetësues nga Belgjika, ku rezidenca e tij, në qytetin Heusden-Zolder, ishte shënjestër e një grabitjeje.

-Advertisement-

Familja e belgut nuk ishte e pranishme në momentin e grabitjes. Bashkëshortja e De Bruyne, Michele Lacroix, e raportoi ngjarjen tek autoritetet.

Një zyrtar nga Prokuroria Publike lokale, i cituar nga “Daily Mirror”, shpjegoi se çfarë ndodhi: “Në pamje të parë, duket se kryesisht janë vjedhur bizhuteritë. Ne do të hetojmë kamerat e vëzhgimit dhe do të flasim me fqinjët, por ende është nuk është e qartë se cilët janë autorët e krimit.”

Megjithatë, De Bruyne vendosi të mos kthehet në vendlindjen e tij, por të qëndrojë me pjesën tjetër të skuadrës së Man City-t, pasi po afron rikthimi i tij në fushë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt
-Advertisement-

Të tjera