Shëndetësi

Pret flokët për t’ia dhuruar fëmijëve me kancer, kush është Ajna?

Autori: Gazeta inFokus 12:03 | 27 February 2020

Ajna e vogël me zemër të madhe, shkurton flokët për t’ia dhuruar fëmijëve me kancer.

Ajo quhet Ajna është me moshë e vogël, por ka një zemër të madhe.

Vogëlushja ka vendosur të shkurtojë flokët, e krejt këtë e ka bërë për t’ia dhuruar bashkëmoshatërëve të saj, të cilët janë prekur nga kanceri, transmeton Indeksonline.

-Advertisement-

Madje, Ajna sipas babait të saj, ka kohë që i ka rritu flokët vetëm për këtë qëllim.

“Kjo jetë është më e bukur kur ndihmojme dhe ndajmë me të tjerët

Vajza ime Ajna ka shume kohe që i zgjat flokët për ti dhuruar per fëmijët e semure me kancer.

Ajna donte të rikthente buzëqeshjen e shpresën te këta fëmijë,ajo dhuroi për të treguar se sa shumë i ndjen ata”, ka treguar babai i saj.

Ai ka thënë gjithashtu se vajza e tij, s’është hera e parë që bëhet pjesë e këtyre inincativave.

“Ajna ka qene aktive ne shume organizime per ta dhe është mishëruar me dhimbjen, luftën dhe shpresën e tyre.

Jam mjaft i lumtur që vajza ime e ka kuptuar se kjo jetë është më e bukur kur ndihmojme dhe ndajmë me të tjerët”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC

Të tjera