Presioni i Vuçiq ia hoqi “Republikën” Kosovës edhe në marrëveshjen Kosovë – ShBA
Autori: Halil Berisha 14:24 | 06 September 2020
Të premtën e 4 shtatorit në Shtëpinë e Bardhë, Kosova e Serbia nënshkruan marrëveshje që po thuhet se është për normalizim ekonomik.
Megjithatë, këto dy marrëveshje nuk janë të njëjta me njëra tjetrën, shkruan Gazeta Infokus.
Në marrëveshjen që Serbia nënshkruajti me ShBA-në, nuk ekziston pika e fundit ku flitet për njohjen e Izraelit dhe Kosovës.
E presioni i Presidentit serb, Aleksandër Vuçiq ka bërë që e njëjtë të mos jetë as marrëveshja në mes të Kosovës dhe ShBA-ve.
Aty, Kosovës i është hequr fjala Republikë.
Republika e Kosovës në fakt përmendej në draftet e para që iu kishin prezantuar palëve, derisa Vuçiq pas takimeve të 3 shtatorit kur i pa këto drafte tha që po i bëhet presion i madh Serbisë për njohjen e Kosovës.
Kjo bëri që fjala Republikë të hiqej, shkruan Gazeta Infokus.
Kjo jo veç në marrëveshjen që nënshkroi Vuçiq me Presidentit Trump, por edhe në atë që ka nënshkruar Avdullah Hoti.
Kjo shihet edhe në marrëveshjet që i ka publikaur vet Kryeministria e Kosovës.
E për këtë punë nga zyra për media e Vetëvendosjes i kanë thënë Infokusit se është dëshmi e paaftësisë dhe dështimit të delegacionit kosovar që ishte në ShBA.
“Fakti që referimi i Kosovës si Republikë është larguar, ndonëse nën ndërmjetësimin e një shteti mik e partner sikurse ShBA-të, e i cili ndërmjetësues në draftin e parë ka qenë i gatshëm për përdorimin e emërtimit të plotë kushtetues të Kosovës, është dëshmi e pakontestueshme e paaftësisë dhe dështimit të delegacioni kosovar në ruajtjen e forcimin e subjektiviteti tonë ndërkombëtare dhe dorëzimit ndaj kërkesave të Serbisë – ngashëm sikurse dorëzimi ndaj kërkesave parakrake të Serbisë për largimin e reciprocitetit dhe suspendimit të përpjekjeve për anëtarësim në organizata ndërkombëtare”, thojnë nga Zyra për media e Vetëvendosjes.
E kjo gjë sipas Vetëvendosjes ishte pikërisht kërkesë e Serbisë, por që nuk është problemi veç i emërtimit si Republikë por edhe i Merdares veç si pikë kalim e jo pikë kufitare, shkruan Gazeta Infokus.
Krejt këtë Vetëvendosje e konsideron si shumë të rrezikshme për shtetësinë e Kosovës.
“Ky është një gabim fillestar që Kosova vazhdimisht e ka bërë në nënshkrimin e marrëveshjeve. Eliminimi i termit “Republikë”, dhe referimi i saj me vetëm Kosovo (Pristina) në dokumente zyrtare është kërkesë ekskluzive e Serbisë. Ajo, përmes kesaj forme arrinë që as mos ta diskutojë subjektivitetin ndërkombëtar të Kosovës në dokumente në të cilat është palë. Pikërisht duke iu referuar Kosovës pa emërtimin Republikë, ajo e trajton atë vetëm si territor ose njësi administrative. Në këtë mënyrë, Serbia arrinë ta mirëmbajnë çështjen e Kosovës si çëshjte të brendshme të saj. Dëshmi për këtë vlen edhe fakti se në marrëveshje, pikës kufitare në Merdare, Kosova është pajtuar t’i referohet si pikë kalim (common crossing point facility), e jo pikë kufitarë – që do të nënkuptonte kufi ndërshtetëror. Ështe e qartë që në këtë dokument, Kosova edhe një herë ka përfunduar duke qenë temë e bisedimeve e jo palë, dhe me vullnet të saj është trajtuar si cështje e brendshme e Serbisë. Prandaj kjo marrëveshje është e dëmshme dhe e rrezikshme. Kosova edhe një herë, duke u përfaqësuar nga individë pa përgatitje, pa planifikim, dhe pa legjitimitet, në një proces pa parime dhe pa synime të dakorduara paraprakisht, doli nga bisedimet më pak se që ishte në fillimin e tyre”, thonë nga Zyra për media e Vetëvendosjes./Gazeta Infokus/
Të tjera
-
Aksident mes një veture dhe motoçiklete në kryeqytet, lëndohet një person
Një aksident trafiku mes një veture dhe një motoçiklete ka ndodhur gjatë ditë...
-
Dita e Alfabetit, Nagavci: Kongresi i Manastirit, një ndër ngjarjet më të rëndësishme të kombit tonë
Në shkurt të këtij viti, Kuvendi i Shqipërisë miratoi datën 22 nëntor si Ditë...
-
Gjendet pa shenja jete një person në Gjilan, rasti po hetohet
Një person ka informuar se djali i tij është gjetur pa shenja jete. Sipas ...
-
Pesë zyrtarë bullgarë përfshirë presidentin vizituan Kosovën gjatë mandatit të Gudjev
Gjatë katër viteve të fundit në Kosovë, janë realizuar pesë vizita të zyrtarë...
-
42 aksidente trafiku, u regjistruan dje
42 aksidente trafiku, janë evidentuar të enjten. 10 nga to janë me të lënd...
-
Hoti: Të fokusohemi në ekonominë e vendit, është humbur shumë kohë
Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë ka mbajtur tryezë diskutimi lidhur me katër...
-
KRU “Prishtina” njofton se të shtunën nuk do të ketë ujë në disa vende
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka njoftuar se do të ketë ndërp...
-
Policia shqiptoi 1.880 gjoba trafiku për 24 orë
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të kaluara ka shqiptuar...
-
Deponohen rreth 500 euro të falsifikuara në një bankë në Prizren, policia nis hetimet
Një zyrtar banke në Prizren, ka raportuar në polici se një person ka deponuar...
-
BitCoin në nivel rekord. Ja me sa dollarë këmbehet ajo
Bitcoin shënon nivele rekord të rritjes që prej zgjedhjes së Donald Trump si ...
-
Kosova mëson sot kundërshtarin për ndeshjen ‘play-off’ në Ligën e Kombeve
Sot (e premte), 22 nëntor, do të hidhet shorti për ndeshjet e ‘play-off’it në...
-
Gjendet pa ndjenja një person në Gjilan, vdes në Emergjencë- Policia nis hetimet
Një person ka informuar policinë se të enjten rreth orës 14:00, është gjetur ...