Presion ndaj Scholzit që të mos garojë edhe për një mandate
Autori: Gazeta inFokus 22:02 | 19 November 2024
Kancelari gjerman, Olaf Scholz, është duke u përballur me presion në rritje për t’u larguar nga pozita e kandidatit të Social-Demokratëve për kryeministër në zgjedhjet e parakohshme të shkurtit.
Zyrtarë të lartë të partisë është raportuar t’iu jenë bashkuar thirrjeve që ai t’ia lirojë vendin ministrit të Mbrojtjes, Boris Pistorius, meqë sondazhet e reja tregojnë se popullariteti i Scholzit është ulur edhe më tepër.
Gjermania do t’i mbajë zgjedhjet e përgjithshme shtatë muaj më herët sesa ishte planifikuar, për shkak të shpërbërjes së koalicionit qeveritar të Scholzit, më herët gjatë këtij muaji.
Scholz, në anën tjetër, ka dhënë sinjale se synon të garojë sërish për mandatin e kancelarit.
Mirëpo, Norbert Walter-Borjans, ish-lider i Social—Demokratëve ka thënë se beson që Pistorius do të kishte më shumë mundësi për të mundur kandidatin e konservatorëve për kancelar, Friedrich Merz.
“Scholz e ka shpëtuar shtetin tonë prej shumë kërcënimeve në kohë jashtëzakonisht të vështira”, ka thënë Walter-Borjans për të përditshmen, Rheinische Post.
“Mirëpo Merz mund të mposhtet vetëm me një kandidat për kancelar që ka forcën për të bërë diferencën përmes vetëkritikës”, ka shtuar ai.
“Kjo ka qenë pika e dobët e Scholzit deri më tani”.
Pistorius e ka fituar pozitën e parë në renditjen e politikanëve më të pëlqyer të Gjermanisë, në listën e publikuar nga gazeta Bild të martën, derisa Scholz ka rënë nga pozita e 19-të në të 20-ën. /REL
Të tjera
-
A ka qenë gjykatës në kohën e Serbisë, Tomë Gashi tregon se çfarë ka bërë gjatë viteve ’90-të
Avokati Tomë Gashi ka folur në lidhje me një temë mjaft të diskutuar tash e n...
-
Dakaj: Granti për vëllain e deputetes – skandal i faktuar, shqetësuese se si po e arsyetojnë
Shkëlzen Dakaj nga Gazeta Infokus ka thënë se është shqetësuese mënyra se si ...
-
Arbër Zaimi me fjalë të mëdha për Nagip Krasniqin pasi u deklarua për “videon intime”
Zyrtari i Vetëvendosjes nga Shqipëria, Arbër Zaimi i ka dalë në mbrojtje të m...
-
Lista Srpska mblidhet në takim
Subjekt politik, Lista Serbe, ka njoftuar se ka mbajtur një mbledhje në selin...
-
“M’i ofroi 200 mijë euro, më ofroi zgjidhje të çështjes së banimit” – Peci flet për ofertën që ia bëri Behxhet Pacolli
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka shpalosur të pathëna më parë në një inte...
-
Radio Televizioni i Serbisë shfaq flamurin e Kosovës, “çmenden” serbët
Në transmetuesin publik serb po pretendohet se është shfaqur flamuri i Republ...
-
“Vota pushtet, Albini plastelinë” – Molliqaj ka një shpjegim për vizitën që Kurti ia bëri familjes Rugova
Kryetari i PSD-së Dardan Molliqaj ka reaguar pasi kryeministri Kurti sot vizi...
-
Bujar Osmani: Deklarata e Kurtit tejkaloi kufijtë partiakë, ndodhi në një kohë jashtëzakonisht të rrezikshme
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka besuar Gjykatës Kushtetuese në Maqe...
-
“Videoja pọrnọgrafike e njeriut të afërt të Kurtit”, ish- drejtori i KEK-ut Nagip Krasniqi e pranon se fjala është për të – e quan fabrikim
Ish-drejtori i KEK-ut, Nagip Krasniqi thotë se raportimet për ‘Videon e porno...
-
“Nuk e përjashtoj as Lumir Abdixhikun” – Peci paralajmëron kallëzime penale për disa figura të LDK-së
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka bërë të ditur për herë të parë se është ...
-
Mitrovicë: Zyrtari policor dënohet me 7 muaj burgim dhe 1 mijë e 500 euro gjobë për ryshfet
Gjykata Themelore në Mitrovicë e ka dënuar me 7 muaj burgim dhe 1 mijë e 500 ...
-
LDK mbushë sallën e sporteve në Fushë Kosovë, Abdixhiku: Për ne, fëmijët janë të paprekshëm
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, i është kthyer ed...