Presion dhe kërcënime mbi RTK, ministri Hoti e heq lajmin
Autori: Gazeta inFokus 15:55 | 09 May 2017
Ministria e Financave dhe LDK kanë ushtruar kërcënime dhe terror verbal mbi webin e RTK-së, për shkak te një shkrimi te botuar në www.rtklive.com gjatë ditës së djeshme.
Shkrimi kishte të bënte me konkurrimin për 9 drejtorë regjional të Administratës Tatimore të Kosovës. Ligji për ATK nuk parasheh pozitën e Drejtorit, por ministri Hoti përmes udhëzimit administrativ ka ndryshuar ligjin, gjë kjo e paparë për vendet demokratike. Në këto pozita , sipas informacioneve janë punësuar militante te LDK.
NE PO IU OFROJME SHKRIMIN QË LDK e ka hequr nga RTK dhe reagimin e vet ministrit Hoti
Me poshtë është reagimi i plotë i Ministrit Avdullah Hoti:
Fakte dhe shifra për sukseset e ATK-së gjatë mandatit të Qeverisë Mustafa
(përgjigje në analizën e dobët të RTK-së)
Pas publikimit të një analize të dobët dhe tendencioze në www.rtklive.com, po jap disa shifra dhe fakte për punën e ATK-së.
Gjatë viteve kur Ministria e Financave udhëhiqet nga LDK, Administrata Tatimore e Kosovës i ka rritur të hyrat me 10% në vitin 2015 dhe 16% në vitin 2016. Kujtojmë se në vitin 2014 të hyrat e ATK-së kanë pasur rënie. Politikat fiskale që kemi ndërmarrë kanë dhënë rezultatet si në ATK ashtu edhe në Doganë.
ATK ka bërë reformë të thellë në shërbimet për tatimpagues. Në raportin e të bërit biznes të Bankës Botërore, Kosova ka përmirësuar rangimin ndërkombëtar për 34 pozita në fushën e pagesës së taksave, nga pozita 77 në pozitën 43.
Reformat kryesore të ndërmarrë nga ATK gjatë kësaj periudhe përfshijnë:
- Deklarimi online për 100% të Deklarateve Tatimore;
- Ofrimi online i shërbimeve administrative tatimore, që shkurton koston dhe kohën e kryerjes së shërbimeve në zyrat e ATK-së,
- Njohja e shpenzimeve të trajnimit si pjesë e pakos së fundit fiskale, e cila ulë barrën tatimore për bizneset që investojnë në ngritjen e kapacitetit të fuqisë punëtore;
Si rezultat i këtyre reformave, është përmirësuar perceptimi i bizneseve për ATK-në.
Reformat e ardhshme përfshijnë:
- Digjitalizimi i plotë i shërbimeve administrative tatimore, ku shumë shpejt pritet të fillojë lëshimi i certifikatave tatimore online për bizneset;
- Avansimi i procesit të rimbursimit të TVSH-së bazuar në analizë risku, duke targetuar periudhë maksimale kthimi prej një muaj;
- Riorganizimi i procesit të kontrollit 100% bazuar në risk për të minimizuar koston kohore nga kontrolli tatimor
Vetëm gjatë vitit 2016 janë pajisur me arka fiskale 2,308 biznese të reja. Progres i mirë është arritur në fiskalizimin e pikave të karburanteve. Në pajisjen me arka fiskale ka ndikuar shumë projekti i nxitjes së qytetarëve për të mbledhur kopunët fiskal me rastin e blerjes së mallrave.
Nga Ligji për Faljen e Borxheve Publike, ATK ka falur borxhe prej 216 mil euro, ndërkaq janë mbledhur të hyra si rezultat i këtij ligji në shumë prej 24.2 mil euro.
Me këtë analizë tendencioze, RTK ka shkelur etikën profesionale duke marrë anë politike. Ministria e Financave do të dorëzojë ankesë formale në Bordin e RTK-së për këtë sjellje të gazetarëve të RTK-së.
Sqarojmë se konkursi i fundit në ATK është zhvilluar në përputhje me ligjet në fuqi që rregullojnë këtë çështje. Para një jave, ATK ka pranuar vendimin e Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil se konkursi është zhvilluar në përputhje me legjislacionin në fuqi.
Publikut po i ofrojme edhe shkrimin e djeshem, per shkak te korrektesise.
LDK nuk ndalet, emëron militantë në Drejtoritë regjionale të ATK-së
Lidhja Demokratike e Kosovës, duke pasë nën kontroll Ministrinë e Financave, është duke e mbushur me militant Administratën Tatimore Kosovës, një institucion i krijuar me shumë kujdes nga ndërkombëtarë dhe vendorë. Pas zgjedhjes së kontestuar të Drejtorit të ATK-së, militant të kësaj partie janë emëruar tani për drejtuar regjionet në Administratën Tatimore. Krejt këto përzgjedhje janë bërë në kundërshtim me rregulloret e institucionit dhe ligjet që definojnë saktësisht këto emërime.
Për këtë problem, kemi insistuar të marrim edhe përgjigjen nga ministri Arban Abrashi, pork a qenë e pamundur. Ai është thirur në telefon por nuk është përgjigjur as në këtë mënyrë apo pëmres SMS. Gjithashtu, rtklive.com I ka dërguar pyetje për këtë çështje edhe vet ministrit Avduallah Hoti.
Lidhja Demokratike e Kosovës, parti e cila udhëheq vendin në kolacion me PDK-në prej tre vitesh, është duke i’a dhënë shqelmin e fundit njërit prej institucioneve më të pavarura në vend, Administratën Tatimore të Kosovës,- institucion ky i krijuar pas luftës kryesisht nga ekspertë amerikanë dhe të finacuar nga SHBA, përmes organizatës së saj qeveritare USAID.
Të punësuar qysh në fillim, nga gjetja e objekteve, rekrutimi dhe trajnimi i stafit, ekspertët amerikanë, pa përjashtur edhe ndihmën e Bashkimit Evropian, stafi drejtues dhe menaxhues i këtij institucioni, arriti të krijojnë një organizatë model dhe larg ndikimit politikë. Dhe me rezultate gjithnjë në rritje dhe çfarë është më kryesorja, pa tendenca politike në qasjen ndaj bizneseve, arritje e cila tani ndodhet buzë shkatërrimit si rjedhojë e emrimit të një njeriu politikë në krye të ATK-së, veprimet e të cilit janë tërësisht politike pasi drejtuesit e regjioneve po i përzgjedh duke parë si kriter kryesorë përkatësinë partiake.
E gjithë kjo arritje që po rrezikon të zhbëhet, po ndodhë nga fakti se Lidhja Demokratike, partnere e kolacionit dhe udhëheqëse e institucionit të Kryeministrisë dhe Ministrisë së Financave, nuk po ndalet para asnjë shkelje ligjore në emërimin e militantëve të saj, të cilët parashihet të drejtojnë 9 regjionet tatimore në të ardhmen. Përkundër shkeljeve të shumta, drejtuesit e ATK-së, thonë se janë duke i respektuar të gjitha rregullat.
“ Nga konkursi i brendshëm i cili ka pasur për qëllim rekrutimin e nëntë (9) drejtorëve rajonal të ATK-së, kanë aplikuar pesëdhjetë (50) të interesuar, ku pas zhvillimit të procedurave të rregullta të cilat i parasheh Ligji për Shërbyesit Civil te Kosovës, janë përzgjedhur nëntë prej tyre. Rekrutimi i kandidatëve të suksesshme është bërë nga një komision i nivelit të lartë menaxherial dhe përzgjedhja e drejtorëve rajonal është rezultat mbi bazën e vlerësimeve të testit dhe intervistës gojore’, thuhet në përgjigjen e Administratës Tatimore të Kosovës për www.rtklive.com .
Gjithashtu www.rtklive ka vendosur ta botojë ekspertizën profesionale që i numëron të gjitha shkeljet që janë bërë në konkursin për përzgjedhjen e drejtorëve regjionalë, ekspertizë që i është dërguar Këshillit të Pavarur Mbikqyrës të Shërbimit Civil të Kosovës. Ky institucion, varësisht prej vendimit që merr, ka në dorë fatin e Administratës Tatimore të Kosovës, vendim i cili do të përcaktojë nëse institucioni do të drejtohet nga militantët apo profesionistët.
Për: Keshillin e Pavarur Mbikqyrës te Shërbimit Civil të Kosovës “KPMSHCK”
Njoftim lidhur me zhvillimet aktuale në ATK reth konkursit për Drejtor Rajonal ATK
Muajin e fundit në emër të riorganizimit është angazhuar në aktivitete të cilat përveq se nga aspekti i lidershipit nuk janë veprime racionale mendoj se nuk kanë as bazë ligjore dhe në vijim do të argumentoj këtë ATK ka bërë:
- Ndryshimin e emërtimit të posteve ekzistuese të drejtueseve të qendrave rajonale tatimore të ATK-së nga Menaxher Rajonal në Drejtor Rajonal, Ngritjen e gradës per + 0.5 nga 9.5 ne 10 Menaxherët Rajonal përkohësisht (për më shumë se një vit) i ka ngritur në UD të Drejtorit Rajonal
2.Edhe pse Menaxherët Rajonal kanë punuar me vite me Akt Emrimi pa afat të kufizuar kohor, ATK me datën 23. 02. 2017 ka shpallur konkrs per 9 Drejtor Rajonal në kundërshtim me legjislacionin e Shërbimit Civil, për keto arsye: Konkursi nuk përmban vendndodhjen e pozitës , ATK ka bërë test me shkrim , Konkursi kërkon 3 vite pervojë në pozita udhëheqëse, disa kandidatë nuk e plotsojnë 1. Bazuar në dokument “Metodologjia për standardizimin e vendeve të punës”, bashkangjitur -Argumenti 1 në faqe 10 mund të lexoni kjartësimin te cilin e citoj:
“Grada është e bazuar në përmbajtjen e vendit të punës dhe jo në titullin e vendit të punës. Përmbajtja e vendit të punes Menaxher Rajonal dhe Drejtor Rajonal është pothuajse identike dhe kjo mund të shifet nga dy dokumete të bashkangjitura si
* Pershkrimi i punës së Menaxherit Rajonal – Argumenti 2 * Përshkrimi i punës se Drejtorit Rajonal – në konkursin e hapur për Drejtor Rajonal – Argumenti 3 Bazuar në këtë që u tha më lartë nuk ka ndryshim në përmbajtje të vendit të punës pasi që nuk ka ndryshim në kompetenca dhe ne detyra të punës > nuk ka ndryshime në kualifikime të nevojshme > nuk ka ndryshime në vijat raportuese, o persona te njejtë i raportojnë Menaxherit Rajonal dhe Drejtorit Rajonal si dhe o Menaxheri dhe Drejtori Rajonal i raportojnë personit te njejtë në Drejtori në Prishtinë.
Prandaj posti Drejtor Rajonal dhe Menaxher Rajonal në fakt është nje post i njejtë vetëm me emër tjetër, dhe hapja e konkursit për post të njejtë deri sa të punësuarit janë duke punuar juridikisht është nonsense
- Konkursi nuk përmban vendndodhjen e pozitës për të cilin aplikojnë kandidatët,
Në konkurs shkruan se pozita quhet Drejtor i drejtorisë rajonale dhe se pozita gjindet ne Prishtinë, por e vërteta është se pozitat përveq në Prishtinë gjinden edhe në Mitrovicë, Pejë, Prizren, Gjakovë, Ferizaj dhe Gjilan – kjo është në kundërshtim me: * Rregulloren Nr. 21/2012 Për avancimin në karierë të nënpunësve civil bashkangjitur – Argumenti 4 Nenin 5, Shpallja për avancim Pika 5 ku specifikohet si më poshtë
Shpallja duhet të përmbajë: vendndodhjen e pozitës * Rregullore Nr. 02/2010 Për procedurat e rekrutimin në shërbimin civil bashkangjitur Argumenti 5 Nenin 16, Përmbajtja e shpalljes Pika 1.4 ku specifikohet si me poshtë Shpallja e rekrutimit përmban: përcaktimin e vendndodhjes së pozitës ATK kandidatët që kanë aplikuar i ka testuar me shkrim dhe ky veprim është në kundërshtim me: * Ligjit Nr. 03/L-149 Për Shërbimin civil bashkangjitur – Argumenti 6 Neni 27, Avancimi në pozitë më të lartë funksionale ose gradë, Pika 3 ku specifikohet si në vijim Për kalimin në një (1) gradë më të lartë në kuadër të kategorisë së njëjtë funksionale nuk është i nevojshëm testimi me shkrim. * Rregullore Nr. 21/2012 Per avancimin ne kariere te nepunesve civil bashkangjitur – Argumenti 4 Nenin 7, Testi me shkrim 1.
Testi me shkrim mbahet në rast të avancimit 1.2 nëse pozita e lirë është dy grada më e lartë se sa gradat e nëpunësve civil të cilët kanë aplikuar për avancim brenda të njëjtës kategori funksionale.
Kriterin e përvojes (3 vite përvojë në pozita udhëheqëse) nuk e kanë plotësuar të gjithë kandidatët që kanë marrë pjesë në testim me shkrim dhe në intervista me gojë. Besim Morina – Prizren nuk i ka 3 vjet përvojë pune në pozitë udhëheqëse në ATK ,
Jeton Mushkolaj – Pa pervojë në post udhëheqëse në ATK, nga inspektori avancohet në Drejtor Rajonal. Jaton Mushkolaj është kryetar i degës së LDK-së në Deçan dhe avancimi i tij me post të Drejtorit përveq tjerash është në kundërshtim me Kodin e Etikës në ATK bashkangjitur – Argumenti 7 Neni 14, Pika 3, specifikohet si në vijim 3.7 Punonjësve nuk u lejohet të shfaqin përkatesinë / prapavijën e tyre politike gjatë punëve me publikun.
Ata duhet të përmbahen nga angazhimet e tyre të natyrës politike . Është indicative pse ka ndodhur kjo që mund të lexoni në vijim: Me datën 15. 03. 2017 ATK përmes Menaxheres së Resurseve Humane ATK e ka shpallur listën për intervistë – Argumenti 8 o Janë informuar 44 kandidatë se do të intervistohen me gojë me datën 21. 03. 2017 o Pas një orë ATK përsëri përmes Menaxheres se RH e dërgon listën por tani me 41 kandidatë për tu intervistuar
– Argumenti 9 Me arsye krijohet përshtypja se ATK riorganizimin po tenton që përmes emërimeve në postë të rëndësishme të shfrytezojë për të zgjeruar ndikimin politik në institucion dhe kjo nuk është në harmoni me * Ligjin Nr 03 L – 222
Për Administratën Tatimore dhe Procedurat bashkangjitur – Argumenti 10 Neni 2 Administrata Tatimore e Kosovës 1. Administrata Tatimore e Kosovës “ATK”, do të ketë statusin e një Autoritet Ekzekutiv, e cila do të funksionojë me autonomi të plotë operacionale përbrenda Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave. * Rekomandimet e institucioneve relevante ndërkombetare që monitorojnë zhvillimet në Kosovë sepse pengon profesionlizimin e Shërbimit Civil si një kriter esencial për zhvillim institucional të Kosovës .
Njoftimin për kandidatët e suksesshëm ,ATK e ka bërë përmes një dokumenti i cili nuk i plotson standardet juridike për të qenë dokument zyrtare sepse nuk ka Keshillë Juridike ku do të specifikoje e drejta e ankesës perfshirë këtu edhe afatin për ankesë si dhe kujt duhet ti drejtohen, bashkangjitur – Argumenti 11 Rekomandoj: * Të anulohet konkursi dhe ti sygjerohet ATK-së të vepron në harmoni me legjislacionin që mbulon Shërbimin Civil në Kosovë.
www.rtklive.com do të vazhdojë të sjellë informacion për ndryshimet rrënjësore dhe shkatërrimet e institucioneve duke i mbushur me militantë. LDK njëlloj veproi edhe me Drejtorin e Doganave, duke përzgjedhur një person që nuk di as anglisht, fakt që është raportuar nga ne./rtklive/
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...