Lajme

Presidentja Vjosa Osmani takohet sot me kryeministrin kanadez, Justin Trudeau

Autori: Gazeta inFokus 09:13 | 23 November 2021

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani sot do të takohet me kryeministrin e Kanadasë, Justin Trudeau dhe me guvernatoren e përgjithshme të Kanadasë, Mary Simon.

Në të dy takimet, Presidentja Osmani do t`i njoftojë bashkëbiseduesit për të arriturat e Kosovës dhe në të njëjtën kohë do t`i shqyrtojë mundësitë për rritje të bashkëpunimit në fusha të interesit të dyanshëm.

Sipas presidentes Osmani takimet me lidershipin e Kanadasë janë mundësi e mirë për rikonfirmim të marrëdhënieve të shkëlqyeshme me shtetin kanadez, sikurse edhe për të hapur shtigje të reja bashkëpunimi.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane
-Advertisement-

Të tjera