Presidentja shqyrton faljen e dënimit për një të burgosur nga 66 kërkesa sa i shkuan vjet
Autori: Gazeta inFokus 09:13 | 20 January 2024
66 kërkesa për falje të dënimit nga të burgosurit kanë shkuar në zyrën e Presidentës së Kosovës vetëm gjatë vitit 2023.
Por, Vjosa Osmani është duke e shqyrtuar vetëm 1 prej tyre për të falur, meqë nga komisioni për vlerësim i janë dërguar 3 persona.
“Nga Komisioni, janë rekomanduar për falje tre (3) persona të dënuar. Lidhur me këtë, në nenin 31 (1) të Rregullores (P) Nr. 02/2017 për Kriteret dhe Procedurat për Faljen e Personave të Dënuar, përcaktohet se: ‘Presidenti shqyrton raportin e Komisionit dhe vlerëson rekomandimet e Komisionit, i miraton ose nuk i miraton ato, vendos për të dhënë falje tjetër nga ajo që është rekomanduar apo vendos për të mos falur’”, thuhet nga Zyra e Presidencës.
“Pra, bazuar në Rregulloren (P) Nr. 02/2017, Presidentja ka kompetencë të shqyrtojë dhe ta miratojë ose jo rekomandimin e Komisionit. Pas marrjes së këtyre rekomandimeve, gjatë procesit të shqyrtimit nga Presidentja ashtu siç përcaktohet me legjislacionin në fuqi, jemi njoftuar nga Ministria e Drejtësisë se dy personat e rekomanduar nga Komisioni, janë liruar nga Paneli për Lirim me Kusht, andaj nuk ka pasur nevojë të procedohet me dekrete. Ndërsa, rekomandimi i tretë i Komisionit është në procedurë të shqyrtimit nga Presidentja”, vijon aty.
Por Osmani nuk ka falur asnjë person deri më tash, as për ndonjë festë zyrtare sic ndodhte në të kaluarën, cka sipas KMDLNJ-së, është e padrejtë dhe zhgënjyese për të burgosurit.
“Zhgënjimi më i madh vjen nga vetë Komisioni, të cilët rekomandojnë vetë tek presidentja persona të cilët plotësojnë kriteret për tu falur dhe vazhdojnë të mos falen. Prandaj komisioni do duhej të ishte më dorë lire”, ka deklaruar Valentina Demolli nga KMDLNJ.
E sipas avokatëve falja e personave që plotësojnë kriteteret është motivim dhe ndikon në risocializimin e tyre.
“I motivon ata për një sjellje të mirë dhe për risocializim të tyre me atë qëllim të arritjes, së lirimit me kusht ose faljes nga presidentja mosshfrytëzimi i këtij instituti dmth dërgon mesazh jo të mirë, tek të dënuarit për sjellje korrekte gjatë vuajtjes së dënimit dhe risocializimit të tyre andaj mendoj që presidentja duhet të e shfrytëzojë më shumë, këtë institut sigurisht duke e respektuar ligjin e procedurat, veprat penale”, ka thënë avokati Ahmet Tahiri.
“Viteve të fundit jemi dëshmitarë të mos ushtrimit të kësaj kompetence e cila është tejet dekurajuese për të burgosurit e personat të cilët janë të dënuar”, ka deklaruar ish-sekretari në ministrinë e Drejtësisë, Ardian Bajraktari.
Në vitin 2022 në zyren e presidentës së Kosovës, kishin shkuar 195 kërkesa nga të burgosur dhe asnjë prej tyre nuk ishte falur.
Që nga viti 2009, e tutje mbi 300 persona janë falur nga Presidenca, derisa paraardhësi i Osmanit, Hashim Thaci, kishte falur mbi 10 të burgosur gjatë mandatit të tij./RTV Dukagjini
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...