Lajme

Presidentja Shiroka Pula pranon letër urimi nga Van der Bellen: Austria mbështet përparimin e Kosovës drejt integrimit evropian

Autori: Gazeta inFokus 18:14 | 13 November 2026

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pranuar një letër urimi nga Presidenti i Austrisë, Alexander Van der Bellen, me rastin e marrjes së detyrës.

Në letrën e tij, Presidenti Van der Bellen ka vlerësuar marrëdhëniet e thella ndërmjet Kosovës dhe Austrisë, të cilat janë ndërtuar mbi bashkëpunimin politik, ekonomik e kulturor, si dhe lidhjet e ngushta ndërmjet qytetarëve të të dyja vendeve.

Ai ka theksuar rëndësinë e komunitetit kosovar në Austri, duke e cilësuar atë si të integruar mirë dhe aktiv në shoqërinë austriake.

-Advertisement-

“Presidenti Van der Bellen ka shprehur bindjen se marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve do të thellohen edhe më tej si dhe ka shprehur gatishmërinë për të punuar së bashku në forcimin e këtyre lidhjeve, në të mirë të së ardhmes së përbashkët evropiane” – thuhet në njoftimin nga Zyra e Presidentes.

Duke riafirmuar përkushtimin e Austrisë ndaj integrimit evropian të të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, Presidenti Van der Bellen ka siguruar se Austria do të vazhdojë ta mbështesë përparimin e Kosovës drejt integrimit evropian dhe rrugën e saj të reformave.

ÇMIME QË NUK BESOHEN! Comodita Home sjell oferta të jashtëzakonshme për Black Friday, me zbritje deri në 75%!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy