Lajme

Presidentja Osmani takon kryetarin e KQZ-së, diskutojnë për organizimin e zgjedhjeve lokale

Autori: Gazeta inFokus 22:04 | 06 September 2021

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim, kryetarin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, me të cilin ka diskutuar për situatën me pandeminë dhe ndikimin e saj në procesin zgjedhor, shkruan Gazeta Sinjali.

Radoniqi citohet ta ketë njoftuar presidenten Osmani për përgatitjet, të cilat i ka bërë KQZ për organizimin e zgjedhjeve lokale, të cilat janë planifikuar të mbahen më 17 tetor.

“Presidentja Osmani ka potencuar rëndësinë e sigurimit dhe ruajtjes së integritetit të procesit zgjedhor, lehtësimit të pjesëmarrjes sa më të madhe të qytetarëve në ditën e zgjedhjeve, por mbi të gjitha rëndësinë e ruajtjes së shëndetit të qytetarëve”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Presidencës.

-Advertisement-

Ndërkaq, kreu i KQZ-së ka premtuar se do të angazhohen maksimalisht për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor përbrenda kompetencave të KQZ-së.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera