Lajme

Presidentja Osmani reagon pas votimit të rezolutës në kuvend

Autori: Gazeta inFokus 17:01 | 15 January 2022

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu ka reaguar menjëherë pas votimit të Rezolutës kundër Referendumit serb në Kosovë në Kuvendin e Kosovës.

Ajo nëpërmjet një statusi në Facebook ka mirëpritur konsensusin e grupeve parlamentare që morën pjesë në votim.

Osmani-Sadriu shprehet se institucionet e Kosovës kanë refuzuar njëzëri mbajtjen e referendumit të Serbisë në Kosovë.

-Advertisement-

“Mirëpres konsensusin mes grupeve parlamentare në Kuvendin e Republikës së Kosovës dhe miratimin e rezolutës kundër mbajtjes së referendumit të Serbisë në territorin e Republikës së Kosovës. Institucionet e Republikës së Kosovës njëzëri refuzojnë mbajtjen e referendumit të Serbisë në kundërshtim me normat kushtetuese dhe praktikën ndërkombëtare. Do të vazhdojmë bashkëpunimin me aleatët tanë në fuqizimin e sovranitetit dhe ruajtjen e integritetit territorial të Kosovës ndaj veprimeve destabilizuese dhe të njëanshme të Serbisë.”, shkruan Osmani.

Vlen të theksohet se Rezoluta e propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje ka marrë përkrahjen e minoriteteve, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera