Lajme

Presidentja Osmani pret në takim ambasadorin Hovenier, diskutojnë për zhvillimet e fundit në vend dhe rajon

Autori: Gazeta inFokus 18:15 | 23 February 2023

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, këtë të enjte është takuar me ambasadorin e ShBA-së në Kosovës, Jeffrey Hovenier.

Sipas njoftimit, Osmani dhe Hovenier kanë diskutuar për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe në rajon.

“Presidentja Vjosa Osmani ka pritur në takim të rregullt ambasadorin e Shteteve e Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier, me te cilin, ka biseduar për zhvillimet e fundit në vend dhe rajon”, thuhet në njoftim.

-Advertisement-

Sipas njoftimit, presidentja Osmani dhe ambasadori Hovenier gjithashtu diskutuan edhe për mundësitë e bashkëpunimit gjithëpërfshirës bilateral në fusha të interesit të përbashkët, përfshirë fushën e energjetikës, sigurisë dhe fusha të tjera.

Njoftimi i plotë:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Artmotion me ofertë PAKO SUPREME – kësaj radhe më shumë argëtim!
-Advertisement-

Të tjera