Lajme

Presidentja Osmani për takimin me Fajon: Mirënjohëse për mbështetjen e Sllovenisë në rrugën euroatlantike të Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 18:44 | 16 January 2023

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka njoftuar për takimin që pati sot me Ministren e Jashtme sllovene, Tanja Fajon.

Osmani tha se me kryediplomaten sllovene diskutoi për bashkëpunimin Kosovë-Slloveni si dhe mbështetjen e tyre në rrugën e Kosovës drejt anëtarësimit të strukturave euroatlantike, transmeton Gazeta Online Reporteri.net.

“Diskutim i shkelqyeshëm me MJ @tfajon për bashkëpunimin e fuqishëm Kosovë-Slloveni dhe zhvillimet e fundit në rajon. Shpreha mirënjohje për mbështetjen e Sllovenisë për rrugën euroatlantike të Kosovës. Ne vazhdojmë të jemi të përkushtuar në mirëmbajtjen e paqes në rajon”, shkroi Osmani në Twitter.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta
-Advertisement-

Të tjera