Presidentja Osmani paralajmëron njohje të reja të Kosovës: Së shpejti pritet të marrin vendimin
Autori: Gazeta inFokus
07:57 | 17 January 2024
Presidentja e vendit Vjosa Osmani ka paralajmëruar lajme të mira për Kosovën drejt njohjeve të reja.
Osmani ka thënë se ka shtete që së shpejti pritet të ndërmarrin hapa në këtë drejtim, pa specifikuar se për kë bëhet fjalë.
“Në fakt ky vit ka nisur me një sërë lajmesh të mira për Kosovën, nga heqja e regjimit të vizave me BE e deri te konfirmimi nga Departamenti i Shtetit të kërkesës së Kosovës për blerje të sistemeve të armëve mbrojtëse. Për shumë punë që bëjmë intenzivisht, rezultatet shihen tek më vonë. Por, përveç shumë kontakteve me shtete jonjohëse, kemi arritur suksesshëm të rikonfirmojmë gati të gjitha shtetet që u patën deklaruar për gjoja çnjohje, e të ndërtojmë aleanca të reja me shtetet që së shpejti pritet marrin vendimin për njohje”, ka thënë Osmani në intervistën për Reporteri.
Ajo foli edhe për proceset integruese të Kosovës, teksa tha se aplikimi për anëtarësim në Këshillin e Evropës është në rrugë të mirë dhe se janë bërë hapa me shtetet anëtare në këtë drejtim.
Osmani ka shtuar se marrë parasysh sfidat me të cilat përballet shteti ynë i i gjithë rajoni, anëtarësimi në NATO duhet të mbetet prioriteti numër një.
“Aplikimi ynë për anëtarësim në Këshillin e Evropës është në rrugë të mirë sepse tani, si rezultat i punës që kemi bërë me shtetet anëtare, ka kaluar me sukses faza e parë drejt anëtarësimit, kurse tani aplikacioni do të trajtohet në Asamblenë Parlamentare, para se të shkojë për votën përfundimtare të anëtarësimit në Komitetin e Ministrave. Për më tepër, dorëzimi i kërkesës së Kosovës për anëtarësim në BE, vë në pah përkushtimin tonë të palëkundur ndaj integrimit dhe të ardhmes sonë evropiane dhe po punohet shumë me shtetet anëtare që të ecet përpara në këtë drejtim. Duke pasur parasysh sfidat e sigurisë me të cilat ballafaqohet Kosova e i gjithë rajoni ynë, jam e bindur se anëtarësimi ynë në NATO duhet të jetë prioriteti numër një. Aspiratat tona për anëtarësim në aleancën më të fuqishme ushtarake janë të vendosura, të bazuara në përkushtimin tonë për sigurinë dhe stabilitetin rajonal e global dhe po punojme me aleatët tanë në NATO që të bëhen hapa vendimtarë edhe në këtë drejtim”, është shprehur presidentja Osmani.
Presidentja Osmani ka folur edhe lidhur me masat që i janë vënë Kosovës nga Bashkimi Evropian. Presidentja ka thënë se këto masa, janë të padrejta.
“Sa i përket masave të BE-së, për fat të keq Kosova ende përballet me masa të padrejta e joproporcionale të cilat prekin drejtpërdrejt interesin e qytetarëve të saj. Një trajtim i tillë i pabarabartë i palëve është goditje për vet kredibilitetin e procesit të dialogut. Gjatë kësaj periudhe jam në kontakt të çdoditshëm me shtetet anëtare dhe lidershipin e BE-së në mënyrë që sa më parë të ketë iniciativë për heqjen e masave”, tha presidentja e vendit.
E para e shtetit ka kumtuar se shumica e liderëve të BE-së janë për heqjen e këtyre masave.
“Më duhet ta përmend që shumica e liderëve të BE-së që kam takuar tashmë janë në favor të heqjes së masave. Në anën tjetër, arsyet për të cilat janë vendosur masat, sado të padrejta, më nuk ekzistojnë. Kosova ka marrë të gjitha masat për deeskalim të situatës dhe janë krijuar kushtet për zgjedhje të reja në komunat në veri, ndaj BE-ja duhet t’i heq ato masa urgjentisht”, tha Osmani

T� tjera
-
Zulfaj reagon pas interpretimit të këngës nacionaliste serbe në Forumin e Zgjerimit të BE-së: Skandaloze dhe e papranueshme
Kryenegociatori i Kosovës me Bashkimin Evropian, Jeton Zulfaj, ka reaguar pas...
-
Koncerti i zgjerimit në Bruksel me këngën nacionaliste serbe, “Oj Kosovo, Kosovo”, Ambasadori Bajrami: KE të jap sqarime menjëherë
Ambasadori i Kosovës në Bruksel, Agron Bajrami ka reaguar pasi në koncertin h...
-
Pranim-dorëzimi i detyrës nga Haxhiu te Shiroka-Pula u bë me nje rregullore te re, NDI: Kosova e para në BP që e miratoi këtë kornizë
Damon M. Wilson nga NED Democrasy, ka vlerësuar Kosovën për miratimin e rregu...
-
Kurti përmbledh vizitën në Francë dhe Irlandë: U pritëm dy herë në Pallatin Élysée, takova Macronin dhe zyrtarë të lartë të shteteve
Kryeministri i Kosovëa, Albin Kurti, ka publikuar pamje nga vizitat e tij në ...
-
Skandal në Bruksel: Kënga nacionaliste serbe “Oj Kosovo, Kosovo” interpretohet në prag të Forumit të Zgjerimit të BE-së
Një ngjarje skandaloze është shënuar në Bruksel, në prag të edicionit të dytë...
-
Mbi 5,200 fluturime të prekura në SHBA për të tretën ditë radhazi, pritet rikthimi në normalitet të hënën
Ndërprerjet në trafikun ajror në Shtetet e Bashkuara kanë vazhduar për të tre...
-
Islami: Lista Studentore, në vazhdën e politikës së Serbisë kundër shtetësisë së Kosovës
Profesori i shkencave të sigurisë, Avni Islami, ka vlerësuar se takimi i përf...
-
Kandiq: Serbia duhet të përballet me faktet për krimet ndaj shqiptarëve në Kosovë
Aktivistja e njohur për të drejtat e njeriut në Serbi, Natasha Kandiq, ka rea...
-
Zelensky u bën thirrje SHBA-së dhe Muskut të heqin kufizimet e Starlink-ut dhe të rreshtohen në “anën e duhur të historisë”
Një shërbim thelbësor amerikan i internetit përmes satelitit vazhdon të funks...
-
Kurti bën bilancin e një jave jashtë shtetit, në Francë e Irlandë: U pritëm dy herë në Pallatin Elysse…
Kryeministri i Kosovëa, Albin Kurti, ka publikuar pamje nga vizitat e tij në ...
-
Jensen Huang dha dorëheqjen pas aferës me spiunen kineze, Sekretari amerikan i Thesarit: Nvidia duhet të dalë jashtë kompanisë për CEO-n e ri
Sekretari i Thesarit të SHBA-së, Scott Bessent, tha të dielën se Nvidia duhet...
-
E rëndë, edhe djali i viktimës nga Peja në gjendje kritike për jetën
Aksidenti tragjik në magjistralen Rozhajë–Beranë të Malit të Zi, ku humbi jet...

































