Lajme

Presidentja Osmani nis procedurat për procesin e shumëpritur

Autori: Gazeta inFokus 11:13 | 26 April 2021

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani tashmë ka filluar procedurat, për emërimin e anëtarëve të rinj të Komisionit Qendror Zgjedhor .

Këtë për Gazetën inFokus e ka konfirmuar, këshilltari për media i presidentes Osmani, Bekim Kupina.

“Presidentja Osmani tashmë i ka nisur procedurat për emërimin e anëtarëve të rinj në Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Sipas Ligjit për zgjedhjet e përgjithshme, respektivisht nenit 61, mandati i anëtarëve të KQZ-së fillon jo më vonë se gjashtëdhjetë ditë pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve për Kuvend”, ka thënë ai.

-Advertisement-

14 vjeçarja lind në Spitalin e Pejës, “zhduket” partneri me të cilin ka bashkëjetuar

Po ashtu ai ka thënë se komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka certifikuar rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës më 13 mars dhe se emërimi i anëtarëve të rinj të KQZ-së  do të bëhet brenda afatit të paraparë më ligj.

Kundrejt presidentes, Osmani pati kërkesa qysh para dy javësh që të fillonte me procedurat e këtij procesi në mënyrë që të mos kalonte afati ligjor./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai

Të tjera