Lajme

Presidentja Osmani në takimin e nesërm në Bruksel do të kërkojë liberalizimin e vizave për Kosovën

Autori: Gazeta inFokus 12:12 | 22 June 2022

Presidentja Vjosa Osmani ka udhëtuar për në Bruksel, me ftesë të presidentit të Këshillit Europian, Charles Michel.

Osmani do ta përfaqësojë Kosovën në takimin e krerëve të Bashkimit Europian me liderët e Ballkanit Perëndimor.

Në njoftimin e Presidencës thuhet se në takimin e liderëve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, Presidentja Osmani do ta përçojë mesazhin e qartë të popullit të Kosovës mbi nevojën e përshpejtimit të procesit të integrimit, duke filluar nga liberalizimi i stërvonuar i vizave, deri tek mbështetja për statusin e vendit kandidat për Republikën e Kosovës, pas aplikimit.

-Advertisement-

“Në takimin e liderëve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, Presidentja Osmani do ta përçojë mesazhin e qartë të popullit të Kosovës mbi nevojën e përshpejtimit të procesit të integrimit, duke filluar nga liberalizimi i stërvonuar i vizave, deri tek mbështetja për statusin e vendit kandidat për Republikën e Kosovës, pas aplikimit”, thuhet në një njoftim të Presidencës.

Osmani dje në një intervistë për mediumin holandez NRC tha se nuk ka pritje të mëdha se kosovarëve do t’u hiqen vizat, por tha se shpreson që kjo do të ndodhë më në fund.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Artmotion vjen me Super Zbritje – Mos e humb!
-Advertisement-

Të tjera