Lajme

Presidentja Osmani mirëpret në takim nënën e Rita Orës

Autori: Ermirë Berisha 10:56 | 20 August 2022

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim nënën e këngëtares me famë botërore, Rita Orës, psikiatren Vera Sahatçiu – Ora, shkruan Gazeta inFokus.

Ky takim është realizuar në zyrën presidenciale, ku kanë diskutuar për tema që prekin shëndetin mendor.

Psikiatrja Sahatçiu, ka postuar disa fotografi së bashku me presidenten ku kishte vendosur mbishkrimin “E nderuar të takohem dhe të diskutoj me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani”.

-Advertisement-

Ndryshe, Rita Ora është e shpallur Ambasadore Nderi e Kosovës në vitin 2015, nga ish-Presidentja, Atifete Jahjaga./Gazeta inFokus/


Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ
-Advertisement-

Të tjera