Lajme

Presidentja Osmani: Luani dhe familja Haradinaj, dhanë shumë për lirinë e Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 13:25 | 06 May 2024

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kujtuar Luan Haradinajn, në 27-vjetorin e rënies së tij.

Përmes një postimi, e para e vendit thotë se Luani, sikurse edhe familja Haradinaj, dhanë shumë për lirinë e Kosovës, duke u shndërruar në emblem të lirisë sonë.

Osmani tutje ka thënë se Luani, luftoi për lirinë e Kosovës dh era hero në kufirin ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, njofton Klankosova.tv.

-Advertisement-

Më poshtë postimi i plotë i saj:

27-vjet më parë, në një përballje stoike me forcat e regjimit gjenocidal të Serbisë, Luan Haradinaj bie heroikisht, pak para se të vijë liria, të cilën luftëtari i UÇK-së me bashkëluftatarë, e patën ideal dhe amanet nga brezat, ndaj dëshmuan përkushtim, sakrificë dhe guxim.

Luani, sikurse edhe familja Haradinaj dhanë shumë për lirinë e Kosovës, duke u shndërruar në emblemë të lirisë sonë, ndaj do të jenë të nderuar përherë.

Hero Luani, luftoi për lirinë e Kosovës dhe ra hero në kufirin ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë.

Në këtë përvjetor, përkulemi para veprës heroike të Luanit me bashkëluftëtarë të UÇK-së dhe nderojmë të gjithë dëshmorët tanë, të cilët e bën të mundshme lirinë tonë.

Qoftë i përhershëm kujtimi për Luanin dhe të gjithë ata që ranë në altarin e lirisë!

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…
-Advertisement-

Të tjera