Lajme

Presidentja Osmani: Jam në Granada të kërkoj nga aleatët përkrahje për ta sanksionuar Serbinë

Autori: Gazeta inFokus 12:46 | 05 October 2023

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka arritur në vendin ku do të mbahet takimi i Komunitetit Politik Evropian. Osmani ka thënë se janë kohë të vështira që po kalon kontinenti evropian dhe në veçanti Kosova.

Shefja e shtetit ka përmendur agresionin e e shtetit serb ndaj Kosovës që u realizua nga një grup paramilitarësh dhe terroristësh.
Presidentja Osmani ka thënë se në këtë qëndrim të saj në Granada do të kërkojë nga aleatët dhe partnerët që të vendosin sanksione ndaj Serbisë në mënyrë që Serbia të mos inkurajohet që të përsëris akte të tilla përsëri.

“Janë kohë të vështira për evropën, vecanërisht për Kosovën meqë së fundi u përballëm me një akt agresioni nga Serbia që u bë nga një grup paramilitarësh dhe terroristësh. Jam këtu për të kërkuar mbështetjen e aleatëve evropianë për të vendosur sanksione ndaj Serbisë. Dhe kështu ata s’do të inkurajohen që të përsërisisin akte të tilla ndaj Kosovës dhe fqinjëve, përsëri dhe përsëri“, ka thënë preisdnetja Vjosa Osmani.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Coffee shkon edhe në Ferizaj – ambient i ngrohtë e risi në menu (VIDEO)
-Advertisement-

Të tjera