Lajme

Presidentja Osmani i uron ditëlindjen presidentit Joe Biden

Autori: Islam Morina 16:17 | 20 November 2021

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, i ka uruar ditëlindjen e 79 presidentit amerikan Joe Biden.

Ajo në urimin e saj e ka cilësuar atë si mik të vërtet të popullit dhe shtetit të Kosovës, shkruan Gazeta Infokus.

Osmani ka thënë se bashkohet në festimet e predidentit Joe Biden, duke i uruar atij gëzuar ditëlindjen e 79-të.

-Advertisement-

“I uroj presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, gëzuar ditëlindjen e 79-të. Urime ditëlindja z. President. Si një mik i vërtetë i popullit tonë dhe shtetit tonë, sot ne ju bashkohemi juve në festimet e juaja”, ka shkruar Osmani./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera