Lajme

Presidentja Osmani i drejtohet Kuvendit më 22 dhjetor

Autori: Islam Morina 18:44 | 08 December 2021

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, më 22 dhjetor do t’i adresohet të Kuvendit të Kosovës.

Kjo kërkesë e presidentes është aprovuar nga kryesia e kuvendit, e cila ka vendosur që presidentja të flasë para deputetëve më 22 dhjetor në orën 10:00 të paradites, shkruan Gazeta Infokus.

Këtë e ka bërë të ditur Drejtoria për Informim e Kuvendit të Kosovës me anë të një komunikate të lëshuar për media.

-Advertisement-

“Kryesia po ashtu shqyrtoi shkresën e Presidentes së Republikës së Kosovës, Shkëlqesisë së Saj, Vjosa Osmani – Sadriu, në lidhje me adresimin e saj para deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe vendosi që ky adresim të bëhet më 22 dhjetor në orën 10:00”, thuhet pos tjerash në komunikatën e Drejtorisë për Informim të Kuvendit të Kosovës.

Kujtojmë se presidentja ka obligim kushtetues që së paku një herë në vit t’i drejtohet Kuvendit të Kosovës.

“Neni 84, pika 30 e Kushtetutës: Presidenti/ja së paku një herë në vit i drejtohet Kuvendit të Kosovës, përkitazi me fushëveprimtarinë e tij/saj”, përcakton Kushtetuta e Kosovës./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera