Presidentja Osmani i çon ftesë edhe njëherë Erdoganit për vizitë në Kosovë
Autori: Gazeta inFokus 17:18 | 14 August 2023
Presidentja Vjosa Osmani e ka pritur në takim Zëvendësministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë, Mehmet Kolay Bozay, i shoqëruar nga Sabri Demiri, këshilltar i presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan.
Në njoftimin e Presidencës thuhet se Osmani ia ka përsëritur ftesën për vizitë në Kosovë të Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan.
Tutje, në kumtesën e lëshuar nga Zyra e Presidentes, u tha se në takim u diskutua për “marrëdhëniet e shkëlqyeshme” ndërmjet të dy shteteve dhe mundësia për thellimin e mëtejmë të tyre.
“Presidentja Osmani theksoi se marrëdhëniet e Kosovës me Turqinë janë strategjike dhe se shqiptarët që jetojnë në Turqi dhe komuniteti turk në Kosovë janë urë e fortë lidhëse ndërmjet dy shteteve”, thuhet në njoftim.
Në këtë kontekst, Presidentja Osmani, thuhet ta ketë ka falënderuar Turqinë për mbështetjen e Kosovës në procesin e pavarësisë dhe shtetndërtimit, duke kërkuar mbështetje të mëtejmë edhe për integrimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.
“Me zv.ministrin Kemal Bozay, Presidentja Osmani diskutoi për bashkëpunimin bilateral, organizimin e një forumi të bizneseve të dy shteteve, sikurse edhe bashkëpunimin në fushën e politikës së jashtme, mbrojtjes, sigurisë, shëndetësisë dhe fusha të tjera të interesit të dyanshëm”.
Presidentja ka informuar përfaqësuesin turk për situatën në veri dhe për hapat që ndërmori Kosova për ta shtensionuar gjendjen në veri, sipas propozimeve të Bashkimit Evropian.
Në raport me zhvillimet politike dhe të sigurisë në vend, Presidentja Osmani diskutoi edhe për hapat konkret të ndërmarra nga institucionet e Kosovës për shtensionimin e situatës në veri të vendit në përputhje me dakordimin në Bratislavë. Presidentja Osmani theksoi se prezenca e Policisë Speciale të Kosovës në objektet komunale dhe rreth tyre në veri tashmë është zvogëluar, ndërsa po vazhdon puna për plotësimin e infrastrukturës ligjore për mbajtjen e zgjedhjeve të reja në katër komunat e veriut nëpërmjet peticionit të qytetarëve.
Të tjera
-
“Gërvish dhe fito”, Limaj e kujton deklaratën e tij të vjetër për Kusarin: Shteti i Kosovës është i shantazhuar, duheshin hetime për përgjimet
Lideri i NISMA’s, Fatmir Limaj ka komentuar zhvillimet e fundit sa i përket p...
-
Akuzohen për marrje ryshfeti, ish-polici thotë se kolegu i tij i prezantoi dëshmitarët si zyrtarë të AKI-së
Akuzohen për marrje ryshfeti, ish-polici thotë se kolegu i tij i prezantoi dë...
-
Po raportonte drejtpërdrejtë nga Florida, momenti kur gazetari i CNN-it e goditet në fytyrë nga një copë e rrënojave
Anderson Cooper është goditur në fytyrë nga copat e rrënojave, pak minuta pas...
-
Uragani Milton shkatërron Floridën, krejt çka dihet deri tani
Uragani ‘Milton’ goditi Floridën të mërkurën, duke lënë pas disa të vdekur dh...
-
Bedri Hamza: Qytetarët nuk janë të sigurtë se mund t’ia dalin deri në pagën e radhës
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka thënë se vendin e ka për...
-
Krasniqi: PDK është histori e jashtëzakonshme e dashurisë, sakrificës dhe kontributit 25 vjet për Kosovën
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi në 25 vjetori...
-
Kurti vlerëson lart marrëdhëniet e fuqishme të Kosovës me ShBA-të
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, e ka pritur në takim ndihmëssekretarin e ...
-
Brenda gjykatës, asamblisti i VV-së i akuzuar për huliganizëm, kapet duke bërë ‘pazar’ që ta rehatojë policin viktimë
Asamblisti i VV-së, Egzon Azemi, është përfshirë në një skandal. Azemi i c...
-
Kurti pas takimit me Kasanof, theksoi rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare
Pas takimit të tyre në New York në fundin e muajit të kaluar, Kryeministri i ...
-
Robin Haxhi Krasniqit i vdes babai: “Më Copëtove në shpirt o Babë!”
Kampionit të boksit, Haxhi Krasniqi, i është ndarë nga jeta babai. Ai ketë...
-
Osmani takim me Kasanof, thekson rëndësinë e anëtarësimit në NATO
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim Zëvendës Ndihmës ...
-
Prokuroria konfirmon arrestimin e Naser Hafizit
Prokuroria Speciale e ka konfirmuar arrestimin e Naser Hafizit, ushtrues i de...