Lajme

Presidentja Osmani: Fëmijët me sindromën Down kanë nevojë për përkrahjen tonë çdo ditë

Autori: Gazeta inFokus 14:19 | 11 October 2022

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se fëmijët me sindromën Down kanë nevojë për përkrahjen tonë çdo ditë, shkruan Gazeta Infokus.

Përmes një postimi në “Facebook”, ajo ka thënë se fëmijëve vajza duhet t’ua krijojmë mundësinë që të mund ta realizojnë potencialin e plotë.

“Sa më të fuqishme vajzat e sotme, më të fuqishme janë gratë e së nesërmes”, ka shkruar e para e vendit.

-Advertisement-

Gjithashtu, Osmani ka thënë se tetori është edhe muaji i ndërgjegjësimit për personat me sindromën Down.

“Ata janë si ne, të ngjashëm, të ndryshëm, por të barabartë. Për këta fëmijë nuk mjafton e as nuk duhet të jetë vetëm një ditë. Fëmijët me sindromën Down kanë nevojë për përkrahjen tonë çdo ditë. Çdo ditë e tyre është ditë e jona, e çdo ditë e jona vë në qendër të vëmendjes kujdesin ndaj tyre”, ka shkruar presidentja./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta

Të tjera