Lajme

Presidentja Osmani do të takohet me Scholzin, por jo në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 06:51 | 10 June 2022

Presidentja Vjosa Osmani- Sadriu, do të udhëtojë për në Greqi për të marrë pjesë në Samitin e krerëve të shteteve të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP).

Në këtë Samit, Osmani do t’i bashkohet krerëve të 13 shteteve për të biseduar rreth thellimit të bashkëpunimit me vendet e rajonit dhe partnerët ndërkombëtarë për të garantuar paqe, siguri, stabilitet, zhvillim ekonomik, politik e shoqëror në rajon.

Gjatë Samitit të SEECP-së, Osmani do të ketë takim bilateral me nikoqirin e Samitit, kryeministrin e Greqisë Kyriakos Mitsotakis, si dhe me pjesëmarrës tjerë.

-Advertisement-

Poashtu, presidentja do të marrë pjesë në darkën zyrtare të Samitit, pra në Greqi, me kancelarin e Gjermanisë Olaf Scholz, i cili vjen sot në Kosovë dhe u paralajmërua se do të takohej vetëm me kryeministrin Albin Kurti.

Veç Scholzit, pjesë e darkës është edhe presidenti i Këshillit të BE-së Charles Michel, i cili vjen javën e ardhshme në vendin tonë.

Në këtë Samit të SEECP-së, Presidentja Osmani do të flasë edhe për rolin që Republika e Kosovës po luan në ruajtjen e paqes dhe të stabilitetit në rajon; rëndësinë e bashkëpunimit rajonal duke u bazuar në parimet e barabarësisë dhe gjithëpërfshirjes, si dhe për nevojën për ta përshpejtuar perspektivën euro-atlantike për Kosovën dhe vendet e tjera demokratike në rajon.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Një vit i suksesshëm përtej pritshmërive
-Advertisement-

Të tjera