Presidentja Osmani do të marrë pjesë në varrimin e Kadaresë
Autori: Gazeta inFokus 09:47 | 02 July 2024
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani do të marrë pjesë në varrimin e Ismail Kadaresë.
Ndryshe në nderim të shkrimtarit Ismail Kadare, i cili u nda nga jeta mëngjesin e kësaj të hëne, qeveria ka vendosur shpalljen ditë zie kombëtare të martën dhe të mërkurën (2 dhe 3 korrik).
Në të gjitha institucionet shtetërore dhe publike, flamuri kombëtar do të ulet në gjysmë shtizë përgjatë këtyre dy ditëve.
Homazhet publike dhe ceremonia shtetërore për shkrimtarin e ndjerë do të organizohen në mjediset e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit më 3 korrik, nga ora 9:00 deri në orën 11:00 dhe nga ora 11:30 deri në orën 12:30.
Po ashtu, në nderim të kolosit të letrave shqiptare, më 3 korrik, në orën 13:00 do të mbahet një minutë heshtje.
Ismail Kadare është ndarë nga jeta mëngjesin e së hënës në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.
Shkrimtari i madh e ngjiti letërsinë shqiptare në majat e kulturës botërore.
Ai është vlerësuar me një sërë çmimesh ndërkombëtare, si i përzgjedhur në radhët e shkrimtarëve botërisht të njohur, sikurse Gabriel Garcia Marquez, Günter Grass dhe Milan Kundera.
Të tjera
-
Komuniteti i Ambasadës nderon Hovenierin për vizionin e tij për Kosovën
Komuniteti i Ambasadës Amerikane ka nderuar ambasadorin Jeffrey M. Hovenier m...
-
Hill: Nuk ka prova që lidhin Beogradin me shpërthimin në kanalin Ibër-Lepenc
Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, tha sot se SHBA-të nuk kanë k...
-
Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanicë
Policia në Graçanicë me autorizim nga prokuroria kompetente, po kërkon ndihmë...
-
Rama: Qendra Kulturore Kombëtare për Fëmijë po rilind me një ndërtesë të re
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është shprehur se Rama: Qendra Kulturore ...
-
Google bllokon mijëra ueb faqe të lajmeve të rreme pro Kinës
Grupi i Inteligjencës për Kërcënime i Google (TAG), në bashkëpunim me firmën ...
-
Pas tronditjes zgjedhore – çfarë po ndodh në Rumani?
Zhgënjimi për mungesën e ndryshimeve dhe bllokimi i reformave çuan në suksesi...
-
Paralajmërimet saudite për të dyshuarin e sụlmit në treg u injoruan
Taleb al-Abdulmohsen, i dyshuar për sulmin në tregun e Magdeburgut, kisht...
-
Vetaksident në Klinë, vdẹs shoferi
Sot ka vdekur një person pasi është vetaksidentuar në fshatin Poterq të Klinë...
-
Gjatë javës së kaluar në rajonin e Ferizajt u raportuar 13 raste të vjedhjeve
Javën e kaluar janë raportuar 13 raste të vjedhjeve: 11 në Ferizaj, 1 në Kaça...
-
Agjencitë botërore e quajnë Vuçiqin president populist
Disa dhjetëra mijëra njerëz u mblodhën këtë pasdite në Beograd për një pr...
-
Protesta e PD-së, reagon policia e Tiranës: Do përballen me pasoja për bllokimin e akseve
Policia e Tiranës ka reaguar për protestën e thirrur nga opozita pasditen e s...
-
Aplikacionet spiune, Serbia përgjon gazetarë e aktivistë, reagon kompania izraelite: Nëse akuzat rezultojnë të sakta…
Një raport i ri ka zbuluar se agjencia e inteligjencës serbe ka instaluar pro...