Lajme

Presidentja Osmani dënon agresionin rus ndaj Ukrainës

Autori: Gazeta inFokus 07:42 | 24 February 2022

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar lidhur me fillimin e pushtimit të Ukrainës nga Rusia. Me anë të një postimi në Twitter, Osmani ka thënë se Kosova qëndron me Ukrainën dhe popullin e saj.

“Kosova qëndron me Ukrainën dhe njerëzit e saj, teksa po përballen me pasojat e një lufte të pa provokuar si rezultat i veprimeve të agresionit nga Rusia”, ka shkruar ajo në Twitter.

“Do të bashkëpunojmë me aleatët tanë që të ndalim çfarëdo destabilizimi në rajonin tonë. Hegjemonia ruse nuk do të ketë sukses. Liria dhe demokracia do të mbizotërojnë”, ka shkruar presidentja Osmani.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit
-Advertisement-

Të tjera