Lajme

Presidentja Osmani dekreton kryetarin e ri të Gjykatës Supreme

Autori: Gazeta inFokus 17:26 | 22 June 2023

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani me propozimin e Këshillit Gjyqësor ka dekretuar Fejzullah Rexhepin në postin e kryetarit të ri të Gjykatës Supreme.

Osmani në takimin me kryesuesin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Albert Zogaj dhe Fejzullah Rexhepin theksoi rëndësinë e funksionimit të pavarur të sistemit gjyqësor e në veçanti të Gjykatës Supreme.

Tutje, ajo shprehu gatishmërinë për bashkëpunim ndërinstitucional.

-Advertisement-

“Me propozim të Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), Presidentja Osmani ka dekretuar z. Rexhepi, kryetar të ri të Gjykatës Supreme.”, thuhet në njoftimin e Presidencës në Facebook.

“Në mes tjerash, në takim Presidentja Osmani ka theksuar rëndësinë e funksionimit të pavarur të sistemit gjyqësor, dhe në veçanti, rolin e Gjykatës Supreme brenda këtij sistemi. Në këtë drejtim, Presidentja ka shprehur gatishmërinë për bashkëpunim të ngushtë ndërinstitucional, brenda kompetencave dhe rolit të saj kushtetues për një sistem të drejtësisë të pavarur, funksional, dhe i cili siguron besimin e qytetarëve në të.”, përfundon njoftimi.

Njoftimi i plotë:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Zbritje dhe plot 5 dhurata – Oferta spektakulare e dyshekëve Comodita
-Advertisement-

Të tjera