Lajme

Presidentja kundërshton vlerësimin e raportit mbi ligjshmërinë e shkarkimit të kryesueses së KQZ-së

Autori: Islam Morina 17:40 | 20 October 2021

Presidentja Vjosa Osmani, gjatë një konference për media ka vlerësuar lartë raportin e BE-së për zgjedhjet e 14 tetorit duke thënë se ky raport është preliminar dhe jo raport përfundimtarë, e cili vlerëson zgjedhjet si më të mirat në rajon e të zhvilluara në frymë demokratike, shkruan gazeta Infokus.

Mirëpo Osmani ka thënë se shpreh kundërshtimin e fuqishëm me një pikë të raportit ku kontestohet ligjshmëria e shkarkimit të kryesueses së KQZ-së duke thënë se janë gjykatat kompetente ato që vlerësojnë ligjshmërinë e vendimeve të presidentes dhe jo misionet e ndryshme.

Ajo po ashtu ka kujtuar se është në mandatin e presidentes emërimi dhe shkarkimi i kryesuesit të KQZ-së sikundër që është përgjegjësi e presidentes vlerësimi i integritetit të kryesuesit të KQZ-së.

Kujtojmë se sot ish kryesuesja e KQZ-së, Valdete Daka, ka paralajmëruar veprime ligjore për shkarkimin e saj, pikërisht pas publikimit të këtij raporti ku thuhet se shkarkimi i saj nuk ishte ibazuar në ligj./Gazeta Infokus/

Të tjera