Sport

Presidentja kroate shfrytëzoi takimin e NATO-s për t’iu dhuruar liderëve botërorë fanellën e Kroacisë (FOTO)

Autori: Gazeta inFokus 17:22 | 11 July 2018

Presidentja kroate, Kolinda Grabar-Kitarovic shfrytëzoi takimin e NATO-s në Bruksel për t’iu dhuruar liderëve botërorë fanellën e ekipit të vetë kombëtar.

Presidenti i SHBA, Donald Trump nuk mund të fshehte kënaqësinë me rastin e marrjes së dhuratës.

Duke gjykuar nga fotot e presidentit amerikan, duket se u nda i lumtur me këtë rast, me ç’rast i dhuroi edhe një buzëqeshje të parës së shtetit kroat.

-Advertisement-

Por, Kitarovic nuk u ndal me kaq pasi që një të tillë i dhuroi edhe kryeministres britanike, Theresa May, e cila e pranoi me një buzëqeshja të thartë.

Kolinda, që ka ndjekur dy ndeshjet e mëparshme të Kroacisë në Kupën e Botës në futboll, nuk do të jetë në gjendje të shikojë ndeshjen gjysmëfinale sonte, sepse do të jetë në një darkë pune me përfaqësues të anëtarëve të NATO-s.

Theksojmë se Kroacia do të takohet sonte në Luzhniki Stadium me kombëtaren e Anglisë në kuadër të gjysmëfinales së botërorit.

Ndryshe, Franca është finalisti i parë i garës më prestigjioze botërore për kombëtaret pasi që mbrëmë eliminoi Belgjikën.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera