Lajme

Presidentja ia dorëzon flamurin e Kosovës ekipit olimpik

Autori: Gazeta inFokus 13:05 | 28 January 2022

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, sot ua ka dorëzuar flamurin ekipit olimpik të Kosovës për Lojërat Olimpike dimërore, shkruan Gazeta Infokus.

Skitarët Kiana Kryeziu dhe Albin Tahiri këtë vit udhëheqin ekipin olimpik të Kosovës dhe marrin pjesë në Lojërat Olimpike Dimërore “Pekini 2022”.

Këto lojëra do të zhvillohen në tre provinca të Kinës, respektivisht në Pekin, Yanqing, dhe Zhangjiakou, dhe fillojnë nga data 4 deri më datën 20 shkurt./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
-Advertisement-

Të tjera