Lajme

Presidentja ende s’ka pranuar kërkesë për takim nga Abdixhiku

Autori: Gazeta inFokus 07:58 | 06 July 2023

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ende nuk ka pranuar anjë kërkesë për takim nga kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Bekim Kupina, këshilltar për Media në zyrën e Presidentes ka thënë se dera e Presidencës vazhdon të jetë e hapur për liderë institucionalë dhe parti politike.

“Presidentja Osmani deri tashti nuk ka pranuar asnjë kërkesë për takim. Pavarësisht kësaj, dera e institucionit të Presidencës vazhdon të jetë e hapur për liderë institucionalë dhe parti politike, në funksion të mbrojtjes së interesit shtetëror”, ka thënë Kupina.

-Advertisement-

Abdixhiku të mërkurën ka paralajmëruar një takim me presidenten Vjosa Osmani, pas takimit që pati me gazetarë e analistë në “rrugën e re, pa Kurtin”.

Abdixhiku ka pohuar se do të takohet me Osmanin për të diskutuar gjendjen e tensionuar në veri, si pjesë e “planit të LDK-së për dalje nga kriza”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt
-Advertisement-

Të tjera