Presidentja e Parlamentit Evropian e vetmja zyrtare në BE-së që e përmendi heqjen e vizave pas Samitit

Autori: Gazeta inFokus
10:34 | 24 June 2022
Presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, është liderja e vetme evropiane që ka përmendur liberalizimit të vizave për Kosovën.
Para fillimit të Samitit BE-Ballkani Perëndimor dhe pas përfundimit të samitit, ajo ka thënë se Kosovës duhet t’i hiqen vizat.
“Unë gjithashtu përmenda qëndrimin e kahershëm të Parlamentit Evropian për liberalizimin e vizave për Kosovën, ky është shteti i vetëm në rajon që s’është akoma pjesë e zonës Schengen”, ka thënë Mestola.
Ndërkaq, edhe para fillimit të Samitit, ajo po ashtu deklaroi se liberalizimi i vizave për Kosovën duhet të ndodhë.
“Zgjerimi gjithmonë është parë si një proces transformativ për vendet që duan të shohin Europën si shtëpinë e tyre dhe sot është dita kur ne përnjëmend duhet të nisim negociatat për anëtarësim për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, ne duhet përnjëmend të flasim për dhënien e liberalizimit të vizave për Kosovën. Këto janë pikat që do të fliten brenda samitit, sepse kjo është dita kur ne duhet të shikojmë drejt Ballkanit Perëndimor si vende që janë fqinj tonë dhe vende që duhet ta gjejnë veten në Bashkimin Europian, i cili është shtëpia e tyre”, ka thënë ajo.
Pavarësisht përkrahjes Këshilli i BE-së nuk e ka përfshirë liberalizimin e vizave për Kosovën në konkluzat e Samitit.
Të tjera
-
Shtrenjtimi i karburanteve pamundëson pushimet e shkurtra
Shtrenjtimi i derivateve të naftës imponon planifikimin e më shumë ditëve të ...
-
Një grua goditet nga vetura në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë
Një grua është goditur nga një veturë para pak minutave në rrugën "Muharrem F...
-
Përdoruesit e drogave trajtohen në Psikiatri, Kosova s’ka institut për trajtimin e varësisë
Në vetëm gjashtë shtretër sa posedon një repart i Psikiatrisë, po trajtohen p...
-
Rritet numri i pacientëve me këtë lloj sëmundje
Në Klinikën e Pulmologjisë në QKUK, numri i pacientëve të cilët janë të diagn...
-
Vuçiq thotë se pret rezultate të mira nga vizita e Abazoviq në Beograd
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruari se pret një vizitë të m...
-
Kadetët e FSK-së në stërvitje me ushtarët e NATO-s
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka njoftuar se kadetët tanë bashkë me kade...
-
I nxehti i madh arrin në Kosovë, ja sa do të arrijnë temperaturat
Mot me temperatura të larta pritet të mbajë në Kosovës, gjatë javës që po hyj...
-
Të paktën 17 persona të vdekur në një klub nate në Afrikën e Jugut
Të paktën 17 persona janë gjetur të vdekur në një klub nate në qytetin e Lond...
-
Nëse i keni këto simptoma, rrezikoni të jeni të prekur nga kanceri në mushkëri!
Pulmologu i njohur, Shpëtim Thaçi, ka treguar disa nga simptomat kryesore të ...
-
Ia vodhën 50 mijë euro, reagon Mirsad Shkreta
Deputeti i Vetëvendosjes, Mirsad Shkreta, të enjten ka qenë cak i hajnave. Si...
-
G7 dhe NATO duhet të qëndrojnë së bashku kundër luftës së Rusisë, thotë Biden
Presidenti amerikan Joe Biden ka thënë se Perëndimi duhet të qëndrojë i bashk...
-
Bizneset ankohen se Qeveria s’po bashkëpunon sa duhet me to, Rukiqi: Duhet ta pranojnë krizën
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi ka deklaruar se i shqetëso...