Lajme

Presidentja e Komisionit Evropian takohet me Vuçiqin

Autori: Gazeta inFokus 11:51 | 30 September 2021

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen është takuar sot me presidentin e Serbisë.

Ajo ka theksuar çështjen e dialogut, duke përmendur nevojën për gjendjen e një zgjidhjeje të qëndrueshme për situatën në pikëkalimet kuftitare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Jarinjë dhe Bërnjak, raporton Gazeta Express.

“Unë i përgëzoj hapat e ndërmarrë deri më tani në reformat dhe sundimin e ligjit. E rëndësishme për të përparuar më tej në mënyrë që Serbia të mund të anëtarësohet në BE. Gjithashtu vendimtare është të përdoret dialogu i lehtësuar nga BE-ja për ta gjetur një zgjidhje të qëndrueshme për situatën aktuale me Kosovën”, shkroi ajo në Twitter.

-Advertisement-

“Bashkëpunimi është e vetmja rrugë përpara”, theksoi presidentja e Komisionit Evropian.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Aeroporti “Adem Jashari” ka një kërkesë për udhëtarët që kanë humbur valixhet e tyre
-Advertisement-

Të tjera