Lajme

Presidentja e Komisionit Evropian sot do ta vizitojë Kosovën

Autori: Gazeta inFokus 06:50 | 29 Shtator 2021

Ursula von der Leyen, Presidente e Komisionit Evropian, sot do ta vizitojë Kosovën si pjesë e vizitës rajonale në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Gjatë vizitës, Presidentja e KE-së do të takohet me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe Kryeministrin, Albin Kurti. Presidentja von der Leyen do ta vizitojë edhe kopshtin ‘Cicërimat’ në Prishtinë, i cili është ndërtuar me fondet e BE-së.

Investimi i përgjithshëm i BE-së në sektorin e arsimit në Kosovë që nga viti 2007 arrin në rreth 85 milionë euro.

-Advertisement-

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy