Lajme

Presidentja e Hungarisë sot në vizitë zyrtare në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 07:18 | 13 Shtator 2022

Me ftesë të presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, sot vjen për vizitë zyrtare presidentja e Hungarisë, Katalin Novák.

Zyra e Presidencës njoftoi se presidentja hungareze, Katalin Novák, do të pritet me ceremoni shtetërore.

“Ceremonia e pritjes do të mbahet në sheshin ‘Ibrahim Rugova’, ku do të pritet me gardën ceremoniale në orën 09:20”, thuhet në njoftim.

-Advertisement-

Pas takimit presidentja Osmani dhe presidentja Novák do të mbajnë konferencë për medie.

Ndërkohë, Policia e Kosovës njoftoi se për shkak të kësaj vizite, trafiku në kryeqytet për disa orë d të devijohet.

Policia bën apel vozitësve që të jenë të durueshëm në komunikacion.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy