Presidentit të Zvicrës i kërkohet ta përkrahë pranimin e Kosovës në Këshillin e Evropës
Autori: Gazeta inFokus 23:05 | 06 April 2022
Presidenti i Zvicrës, Ignazio Cassis, ka marrë kërkesë përmes një shkrese zyrtare nga disa deputetë të Parlamentit të këtij shteti, që të përkrahë pranimin e Kosovës në Këshill të Evropës.
Deputetët si anëtarë të grupit parlamentar të miqësisë Zvicër-Kosovë, në letrën e tyre, kanë kujtuar faktin se Zvicra është ndër shtetet e para që publikisht e ka njohur pavarësinë e Kosovës.
“Më 3 mars, 2022, Parlamenti i Republikës së Kosovës kaloi një rezolutë duke kërkuar nga Qeveria të kërkojë pranimin e Kosovës në organizata të ndryshme ndërkombëtare, përfshirë Këshillin e Evropës. Zvicra ishte ndër shtetet e para që e ka njohur publikisht pavarësinë e Kosovës. dhe Zvicra është anëtare e vlefshme e Këshillit të Evropës që nga viti 1963. Më 29 mars, grupi i miqësisë Zvicër-Kosovë kishte mundësinë të diskutonte çështjen me grupin simotër nga Kosova. Të gjitha palët, si në Qeveri ashtu edhe opozitë, qartë shprehën dëshirën që Zvicra ta përkrahë Kosovën të pranohet”, thuhet në letrën nënshkrues të së cilës janë 14 deputetë të Parlamentit të Zvicrës.
Të njëjtit kanë lutur presidentin zviceran që të marrë parasysh kërkesën e tyre dhe të ofrojë përkrahjen për Kosovën.
“Jemi të bindur se është koha e duhur që Kosova të pranohet në Këshill të Evropës”, thuhet tutje në letër.
Ndryshe, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën ka njoftuar se janë duke u bërë përgatitjet për të aplikuar në Këshillin e Evropës. Në një intervistë televizive, Presidentja ka zbuluar se tashmë janë në hapa final për aplikim dhe se pret përgjigje pozitive pasi që shumica e kanë pranuar Kosovën.
Këshilli i Evropës është një organizatë e shteteve evropiane, e themeluar më 5 maj 1949 për të arritur një bashkim më të madh midis vendeve anëtare mbi bazën e traditave të tyre të përbashkëta të lirisë politike. Organizata ka 47 shtete anëtare dhe vepron me një buxhet vjetor prej rreth 500 milionë euro./Lajmi.net/
Të tjera
-
108 aksidente për 24 orë në Kosovë
Për 24 orë në Kosovë, sipas të dhënave të policisë janë regjistruar 108 aksid...
-
Dyshohet se përmes rrjeteve sociale e kërcënoi një prokuror shteti, arrestohet në aeroport
Në aeroportin e Prishtinës është arrestuar një person nën dyshimin se për...
-
Dy personave u vidhen paratë e pazarit në Graçanicë, rasti nën hetime
Një vjedhje e rëndë ka ndodhur në Llapnasellë të Graçanicës. Atje dy punët...
-
Ushtroi dhunë fizike në familjen e tij, arrestohet i dyshuari në Podujevë
Një person është arrestuar në Podujevë pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fiz...
-
Haradinaj organizon pritje për veteranët e UÇK’së
Kryetari i AAK’së, njëherit kandidat për kryeministër, Ramush Haradinaj, sot ...
-
Viti: Një burrë vdes derisa po pinte kafe në një restorant
Një burrë në Viti ka vdekur derisa ishte duke pirë kafe në një restorant. ...
-
Tragjike në Korenë e Jugut/ Avioni përplaset me murin në aeroport, humbin jetën 120 persona
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Korenë e Jugut, ku një avion teksa po kryen...
-
Parashikimi i motit për të dielën
Për të dielën parashikohet të mbajë mot me diell, me përjashtim për në orët e...
-
Trepça njofton se ekzekutoi pagat për minatorët, u pagua edhe rryma
“Trepça” ka njoftuar se më 27 dhjetor – dje, i ka ekzekutuar pagat për të gji...
-
Aksident në autostradën “Arbër Xhaferi”, tre të lënduar
Tre persona kanë pësuar lëndime sonte si pasojë e një aksidenti në autost...
-
Rama për Veliajn: Hetimi nuk të bën fajtor
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka folur për hetimin e nisur nga SPA...
-
Rama: Nga 1 janari, faturat e tatimit në pronë dhe mbeturinave mund të merren 18 lokacione të ndryshme
Perparim Rama, kryetar i Prishtinës, përmes një postimi në Facebook, ka bërë ...