Presidentit e Kryeministrit iu ulet paga: Ja për sa më pak
Autori: Gazeta inFokus 17:38 | 01 December 2019
Nga dita e sotme ka filluar zbatimi i ligjit të ri për paga në sektorin publik, me këtë të fundit, edhe Presidentit, Kryeministri e Kryeparlamentari do të kenë paga më të ulëta.
Me këtë ligj do të rregullohet për herë të parë pagesa e të punësuarve që marrin paga nga buxheti i Kosovës.
Me këtë ligj, koeficienti më i lartë është 10 dhe më i ulëti është 1 dhe vlera monetare e koeficientit për vitin e parë do të jetë 239 euro.
Paga e presidentit, kryeministrit e shumë të tjerëve do të ulen.Në bazë të Ligjit, presidenti i Kosovës pritet ta ketë pagën më të lartë dhe do të paguhet sipas koeficientit 10, derisa kryeparlamentari, kryeministri dhe kryetari i Gjykatës Kushtetuese do të paguhen me koeficientit 9.
Sipas koeficientit presidentit të Republikës, Hashim Thaçi do t’i zbritet paga aktuale nga 2,672 euro në 2,390 euro.
Po ashtu, edhe kryeministrit në detyrë, Ramush Haradinaj që ka pagën aktuale 2950 euro, me ligjin e ri, paga e kryeministrit do të jetë me koeficientin 9 ose 2151 euro në muaj (799 euro më pak se paga aktuale), transmeton Metro.
Ligji për pagat në sektorin publik do të rrisë buxhetin për paga me rreth 120 milionë euro.
Ndërsa, dallimi mes pagave, pensioneve dhe ndihmave sociale është mjaft i lartë.
Zyrtarët e Ministrisë së Financave, kanë bërë të ditur se buxheti është i mjaftueshëm për mbulimin e kostos financiare të paraparë me këtë ligj.
E njohësit e ekonomisë konsiderojnë se kjo rritje e pagave në sektorin publik mund ta dëmtojë sektorin privat në Kosovë.Ligji për paga ishte miratuar nga Kuvendi i Kosovës më 2 shkurt.
Të tjera
-
Opozita lëshon sallën, shkak raporti i DASH e marrëveshjet ndërkombëtare
Partitë opozitare kanë lëshuar seancën e Kuvendit të Kosovës. Arsyeja për kët...
-
Hulumtimi i Infokusit: Ferat Shala e quan të dyshimtë dhe të kundërligjshme marrëveshjen e Liburn Aliut për tunelin Prizren – Tetovë
Gazeta Infokus ekskluzivisht të mërkurën ka publikuar marrëveshjen e nënshkru...
-
LAJMI I FUNDIT: Lirohen nga akuza Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku
Janë liruar nga akuza, Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sylej...
-
Murati: S`po ratifikohen marrëveshjet që do të përfitonim 300 milionë euro
Ministri i Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati ka thënë se janë 300 mil...
-
Avokati i Popullit, i shqetësuar me akuzat për ngacmime seksuale në UP
Institucioni i Avokatit të Popullit është shprehur jashtëzakonisht i shqetësu...
-
Sindikata e Re KEK-ut dhe ajo e Trepçës, reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime
Sindikata e Re e KEK-ut, Sindikata e Pavarur e Administratës së Kosovës dhe S...
-
“Për nder të Liburn Aliut i cili na lëshoi çeshmen”, PSD aksion para Qeverisë
Partia Socialdemokrate ka zhvilluar një aksion simbolik në oborrin e Qeverisë...
-
Bogujevci: Suksesi i Kosovës në KiE-kur jemi bashkë arrijmë shumë
Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci, e ka vlerësuar si suks...
-
Në Bruksel fillon takimi i përbashkët mes kryenegociatorëve
Ka nisur takimi i përbashkët mes kryenegociatorëve të Kosovës me ndërmjetësim...
-
Bom ba në veturën te rruga B: Arrestohet në aeroport Kushtrim Krasniqi, dyshohet se tentoi ta vra*ë Ardit Sekiraqën
Pas më shumë se dy muajsh, Policia ka arritur ta arrestojë të dyshuar për ten...
-
Rusia do ta humbte një luftë me NATO-n, paralajmëron Polonia
Një luftë mes Rusisë së Vlladimir Putinit dhe NATO-s do t’i jepte fund “mposh...
-
Ramush Haradinaj shkon në Sallagrazhdë për ta nderuar veprën e Fadil Vatës
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka shkuar në Sallagrazhdë të Suharekës, ...