Lajme

Presidentit amerikan Joe Biden i ngordhë qeni

Autori: Gazeta inFokus 18:01 | 19 June 2021

Përmes një komunikate për media të lëshuar nga Shtëpia e Bardhë, presidenti amerikan Joe Biden ka njoftuar se qeni i tij i racës “German Shepherd” ka ngordhur, raporton Gazeta Express.

Qeni me nofkën “Champ” ka qenë për 13 vjet në pronësinë e presidentit Joe Biden.

Në komunikatën për media Biden ka deklaruar se qeni paqësisht ka ngordhur sot në ambientet e Shtëpisë së Bardhë.

-Advertisement-

Biden e ka përshkruar qenin e tij si shumë të dashur që ju ka qëndruar gjithmonë pranë dhe që do të ju mungojë gjithmonë./Express/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera