Lajme

Presidentin Thaçi sonte takohet me sekretari Pompeo

Autori: Gazeta inFokus 18:13 | 26 February 2020

Presidenti Hashim Thaçi sot do të takohet me sekretarin amerikan të Shtetit, Mike Pompeo, duke shënuar takimin më të rëndësishëm gjatë vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Zyra e Sekretarit amerikan të Shtetit, Mike Pompeo, ka njoftuar se ai do ta presë sot në takim presidentin Hashim Thaçi.

Në agjendën mediale të publikuar nga Zyra e Pompeos, thuhet se takimi do të mbahet në Departmentin e Shtetit.

-Advertisement-

“Në orën 1 pas dite (ora 19 :00 sipas kohës lokale në Prishtinë) Sekretari Pompeo takon presidentin e Kosovës, Hashim Thacin në Departamentin e Shtetit”, thuhet në njoftimin e Departamentit të Shtetit.

Thaci, i cili po qëndron në Uashtington, ka paralajmëruar sot takime të rëndësishme.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera